Një afresk 6-shekullor i Teutës
mes heroinave në Cuneo të Italisë

Një afresk 6-shekullor i Teutës<br />mes heroinave në Cuneo të Italisë
TIRANE- Në kështjellën e Manta-s, në Cuneo të Italisë, gjejmë këtë pikturë murale të mrekullueshme, që paraqet Mbretëreshën e Ilirisë, Teutën. Kjo kështjellë është dhuruar nga Elisabeta De Rege Provana del Sabbione.

Kështjella gjendet mbi kodrat e Provinces së Cuneo-s. Kështjella e Manta-s mbart në Sallonin e Baronëve një nga pikturat më të famshme të stilit gotik ndërkombëtar: një cikël pikturash afreske, ku prezantohen heronj dhe heroina në faqen e murit që ndodhet përballë Burimit të Rinisë (la Fontana della Giovinezza).

Kompleksi i Kështjellës së Mantas-s është fryt i një realizimi të integruar me fortifikimin fillestar të shekullit të 13-të dhe më pas është pasuruar në shekullin e 15-të me elegantin Sallonin Grotesk dhe të një galerie të pasur afreskesh.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604