Një 'alarm i rremë' në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë
Termocentrali bërthamor i Rostovit
Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit bërthamor të Rostovit, për shkak të një “alarmi të rremë”.
Për pasojë, rreth 1 milion njerëz në Rusinë jugore dhe në pjesë të Krimesë së okupuar mbetën pa energji elektrike.
Kompania nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aktivizimin e mekanizmit mbrojtës.
Por, në një deklaratë të publikuar në Telegram, Rosenergoatom tha se Njësia N1 është mbyllur më 16 korrik “për shkak të një alarmi të rremë”.
Rosenergoatom nuk dha detaje për shkaqet e “alarmit të rremë”.
Termocentrali bërthamor i Rostovit, i njohur gjithashtu si termocentrali bërthamor i Volgodonskut, ka katër njësi me një kapacitet total prej më shumë se 4.000 megavatesh.
Ai gjendet në bregun e majtë të lumit Don, pranë qytetit Volgodonsk, rreth 1.100 kilometra në jug të Moskës.
Muajve të fundit, Ukraina - infrastruktura energjetike e së cilës është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse prej se ajo ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022 - ka shënjestruar po ashtu objektet ruse të energjisë, kryesisht rafineritë e naftës dhe ato që punojnë për ushtrinë ruse.
Në Krime, autoritetet pushtuese thanë se ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në rajon, janë pasojë e valës së të nxehtit./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
52.7%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas konstituimit Parlamenti Europian, pritet të votojë rezolutën për Ukrainën
17 Korrik, 13:13
-
Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe
16 Korrik, 08:33
-
Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse
15 Korrik, 19:32
-
Gjermania refuzon sërish thirrjet për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë
15 Korrik, 16:40
-
Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare
15 Korrik, 09:27
-
NATO mbyll takimin në Uashington me garanci sigurie për Ukrainën
13 Korrik, 18:22
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky javën tjetër në Britani në takimin e liderëve europianë! Avionët F-16 këtë verë në Kiev
13 Korrik, 08:28
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar
13 Korrik, 07:59
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës sipas agjencive perëndimore të inteligjencës
12 Korrik, 21:28
-
Hasani krah Blinkenit në Uashington: Faleminderit për Samitin historik të NATO-s
12 Korrik, 21:21
-
Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në SHBA
12 Korrik, 19:53
-
Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia
12 Korrik, 17:20