Një album për Frida Kahlon, “rrëfehen” letrat e dashurisë. Artisti meksikan Israel Varela, koncert në Javën e Kulturës

"Frida en Silencio" është albumi i artistit meksikan Israel Varela, pjesë të të cilit janë prezantuar në një mbrëmje të veçantë këtë fundjavë në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Albumi i dedikohet artistes gjeniale meksikane Frida Kahlo, duke sjellë letra dashurie dhe piktura të saj në muzikë dhe është prezantuar gjatë Javës Meksikane të Kulturës.

Për Israel Varela kjo është hera e parë, që ndodhet në Shqipëri.

“Jam vërtet i lumtur të jem këtu. Është hera ime e parë në Shqipëri. Sot o të intepretoj muzikë kushtuar ikonës Frida Kahlo. Kam marrë edhe disa nga letrat e saj të dashurisë dhe mbi to kam krijuar muzikë.”, - shprehet ai.

I pranishëm gjatë mbrëmjes ishte edhe ambasadori i Meksikës në Shqipëri, Carlos Garcia de Alba.

“Është kënaqësi të kthehem në këtë qytet të mrekullueshëm. Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për mbështetjen e tij. Është kënaqësi të celebrojmë Javën kulturore Meksikane dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, që kanë filluar zyrtarisht në tetor 1974.  Sot, shpresoj të shijoni së shumti muzikën e Israel Varela”", - shprehet ai.

Përveç këngëve nga albumi i 10-të, Varela interpretoi edhe disa pjesë të përzgjedhura nga albumi “Elesius”. Kompozimet origjinale të Varela-s janë një përzierje e rrallë e jazz-it, me ritmet e shpejta të flamencos, dhe studimin e gjeometrisë së shenjave kompozicionale të shenjta, të influencuara nga Pitagora dhe dimensioni shpirtëror i John Coltrane.

Israel Varela është një nga artistët më të arrirë të brezit të tij dhe për pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka qenë një nga muzikantët më të kërkuar të Jazz/Ëorld/Flamenco në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikë, duke udhëtuar vazhdimisht nëpër botë. Origjinaliteti dhe stili i tij dallues si kompozitor, baterist, këngëtar dhe producent e kanë lejuar atë të performojë me eksponentët më të mëdhenj të xhazit, flamenkos, muzikës klasike dhe popit.

I lindur në vitin 1979 në Tijuana, Meksikë, Izraeli u rrit në një familje pianistësh, kitaristësh dhe dirigjentësh.

Ai filloi të performonte në publik që në moshë të re, duke kënduar dhe luajtur piano. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, ai filloi të studionte bateri dhe goditje nën drejtimin e Gonzalo Farrugia dhe Andrei Tchernishev, duke filluar kështu të performojë me grupet më të mira vendase. Një pikë kthese në jetën e tij ndodhi në vitin 1995 kur talenti i tij u zbulua nga i madhi Alex Acuna. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç ai studioi në Los Angeles privatisht me Alex Acuna dhe më vonë me Dave Ëeckl gjithashtu privatisht për një periudhë 3-vjeçare.

B.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK