“Ti meriton një dashuri që…” është një poezi nga Frida Kahlo që i kushtohet dashurisë së vërtetë, se si duhet të jetë kjo dashuri, apo se çfarë duhet kërkuar në dashuri. Është një poezi që i kushtohet femrave, dashuria e të cilave shpesh konsiderohet si e mirëqenë nga meshkujt dhe fillon me kohën të bëhet monotone. Mirëpo një femër meriton më shumë se kaq, ndaj dhe autorja “i kërkon” femrave të kërkojnë një dashuri me gjithë cilësitë e përshkruara në poezi.
“Ti meriton një dashuri që…”
Ti meriton një dashuri që të të dojë
edhe të pakrehur,
me të gjitha arsyet që të bëjnë
të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët që
nuk të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën,
kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.
Ti meriton një dashuri që
do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën çdo herë që
sheh drejt syve të tu,
që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.
Ti meriton një dashuri që
të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.
Ti meriton një dashuri
që i largon gënjeshtrat,
që afron ëndrrat,
kafenë
dhe poezinë.
Bota.al
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një album për Frida Kahlon, “rrëfehen” letrat e dashurisë. Artisti meksikan Israel Varela, koncert në Javën e Kulturës
18 Nëntor 2024, 15:02
-
Së shpejti këto shenja horoskopi nuk do të jenë më beqarë
15 Nëntor 2024, 19:31
-
Në çfarë moshe do të takoni shpirtin tuaj binjak sipas shenjës së horoskopit
6 Nëntor 2024, 16:19
-
Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim
11 Gusht 2024, 12:06
-
Frazat që nuk duhet t'ia thoni kurrë partnerit tuaj
17 Prill 2024, 12:07
-
Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella
16 Prill 2024, 14:04
-
Nëse ai ju dërgon këto mesazhe, do të thotë se ju pëlqen
13 Prill 2024, 15:54
-
Bëni kujdes! Këtë fjali nuk duhet ta thoni asnjëherë në takimin e parë
10 Prill 2024, 18:01
-
3 shkaqet kryesore që mund të shkaktojnë grindje me partnerin tuaj
9 Prill 2024, 14:54
-
Pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes për ne?
5 Prill 2024, 18:42
-
Si t’i tregoni një djali që nuk keni pëlqim për të pa e lënduar
14 Mars 2024, 22:47
-
8 shenjat që tregojnë se shoku juaj iu sheh më shumë sesa thjesht shoqe
3 Mars 2024, 15:10