Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?

Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?

Foto ilustruese

I nderuar Z. drejtor,

Quhem Zhirajr Mokini, jam I martuar, at i 7 femijeve dhe mjek.

Editoriali juaj mbi amnistine ka ndezur reagime te shumta. Nga ana ime, ju shkruaj per te futur ne debat ate qe perfaqesoj, shqiptarin e mesem.

Si parim, amnistia eshte e pranueshme, por ne kontekstin e nje drejtesie te aplikuar dhe kur ajo sjell nje te mire qe e tejkalon te keqen e shkaktuar nga krimet. Pra themeli i amnistise, si cdo ligj i drejte, ngel parimi i te mires se perbashket.

Editoriali argumenton se, pas tridhjetë vjet pandëshkueshmërie, “ka aq shumë krime për t'u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose tjetrën”. Lind pyetja, a eshte me e rendesishme se si rrezikon te shfaqet drejtesia, nje preokupim do thoja gati “estetik”,  apo e mira qe vjen per jeten sociale nga siguria e drejtesise dhe nga veprimi edukativ i denimit proporcional?

Pas kesaj parathenie, afirmohet se realisht do të mjaftonte një “Drejtësi e Pranueshme”, por pa argumentuar se si gjykohet mjaftueshmeria e drejtesise kur ne Shqiperi nuk po vuajme nga fiksimet per drejtesine perfekte.

Ne editorial thuhet se, për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit! Lidhur me kete me kujtohet pyetja e nje miku nga fshati i cili me pyeste para zgjedhjeve a duhet te pranonte para nga Iliri, Sala apo nga Edi. Si perfundim i mori te treja dhe votoi ke deshi. Por a jemi vertet ne kohen kur mjaftojnë zgjedhësit? Pa nje edukim e ne nje sistem ku te gjithe ofrojne rryshfete, zgjedhesi eshte nje zgjedhë per veten dhe shoqerine.

Se fundmi, shoqeria shqiptare sot vuan kryesisht problemin e mbrojtjes te se vertetetes si e mire paresore. E verteta shfaqet para nesh si fakt dhe drejtesia, edhe ajo e pranueshmja, varet nga shqyrtimi i paster i faktit.

Nuk eshte rastesi qe gjyqe te bujshme si ceshtja Babale, gjygji i 21 janarit e shume te tjere vertiten rreth problemit te faktit. Ne fund te fundit, SPAK ka vetem nje ndryshim nga prokurorite normale: qe eshte e detyruar te shqyrtoje faktin. Kjo eshte arsyeja pse gjyqe te mbyllura, sic jane ai i 21 Janarit dhe i Gerdecit, per te cilin gjyqtaret jane konfermuar ne detyre nga Vettingu (1), eshte ricelur nga SPAK. Mosmbrojtja e faktit ne shoqerine tone ndodh ne menyre endemike nepermjet mekanizmave te meposhtem:

1.       Pas abuzimeve te regjimit komunist, legjislacioni shqiptar zgjodhi, me te drejte, te mbroje pavaresine e prokurorit apo gjyqtarit si parim te pacenueshem. Ky parim mbeshtetet mbi themelin e “bindjes se brendshme te magjistratit” e cila nuk mund te manipulohet. Problemi eshte qe legjislacioni shqiptar ofron hapsira ambiguiteti mbi detyrimin e prokurorit apo gjyqtarit qe bindjen e tij te brendshme ta relacionoje me faktin. Ndodh keshtu qe prokurori te cilit i dorezohen analizat e femijes (fakti, prova) te infektuar me HIV gjate lindjes shprehet ne Vetting se nuk dinte ti lexonte ato dhe prandaj morri vendimin e mosfillimit sipas bindjes se tij te brendshme (2). Ky prokuror eshte konfermuar ne detyre ne unanimitet.

2.       Mbi bazen e “bindjes se brendshme”te magjistratit, bazohet edhe aktiviteti i Inspektoratit te Larte te Drejtesise si edhe shqyrtimi i ankimimeve nga Keshilli i Larte Gjygjsor, te cilet teper veshtire marrin masa korrigjuese. Ne fakt shembujt jane shume te ralle.

3.       Nje tjeter problem eshte marrja sistematike e vendimeve te mosfillimit nga Prokurorite dhe konfermimi i tyre nga Gjykatata (3, 4). Justifikimi i zakonshem per kete eshte saturimi me denoncime ne raport me kapacitetin e organeve te drejtesise, por ky justifikim harron te miren e perbashket te cilen e shkemben me nje kompromis. Prova e kesaj jane ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale ku nje gjyqtar i vetem, nga tre, gjykon ceshtjet ne Apel (5). Baza juridike eshte se “ … del qartë që fakti nuk ekziston (3)”. Ketu ligji nuk detyron, sic do duhej, relacionimin me faktin, proven, por ja dorezon totalisht ceshtjen “bindjes se brendshme te gjyqtarit” i cili autorizohet nga ligji te mos marri asnje prove e te mos kryeje asnje hetim. Sa vendime mosfillimi jane marre padrejtesisht per te moslejuar faktet, provat, te hyjne ne procesin e hetimit dhe sa vendime jane konfermuar nga Apeli pa u vene ne site nga tre gjyqtare?

4.       Praktika juridike shqiptare konsideron se ekspertiza e rreme ndodh vetem kur ajo nuk reflekton “bindjen e brendshme” te ekspertit gjygjsor (Vendim Nr. 00-2017-364 (58), 19.04.2017 i Gjykates se Larte (6). Perseri, ky parim eshte i perdorur per te anashkaluar faktin ne favor te bindjes te padepertueshme dhe te pagjykueshme te eksperteve gjygjsore nepermjet te cileve gjyqtaret kane hapsire te interpretojne ne menyre te manipoluar realitetin. Konsideroni edhe se, ndonese baza ligjore egziston, Ministria e Drejtesise nuk kryen ende hetimin disiplinor te eksperteve gjygjsore te cilet veprojne te patrazuar.

5.       Administrata perdor ne menyre sistematike dhe abuzive ligjin (7) per te mbuluar te verteten nepermjet sekretimit selektiv te shkresave dhe te rezultateve te hetimeve (8), si dhe nepermjet hetimit selektiv ose te vonuar. Ne kete kuader, raportet kombetare dhe ato nderkombetare te bazuara mbi te dhenat e dhena nga pala shqiptare, paraqesin nje realitet te edulkoruar sepse konsiderojne vetem pjesen e shikueshme te realitetit.

6.       Organet e administrates qe kane per detyre hetimin disiplinor te profesionisteve qe shkelin detyren, jane reticente te veprojne sipas detyres qe ligji u jep. Kjo ndodh, sipas nje interpretimi qellimisht te gabuar te Nenit 66 te Kodit te Procedures Administrative, duke mosvepruar ne rast gjykimi te ceshtjes nga gjykata. Pra keto organe shqyrtojne vetem ato pak raste ku nuk ka konflikt gjygjsor te hapur. Ndodh keshtu qe per nje ceshtje gjygjsore me objekt Nenit 207 te Kodit Civil, apo nje proces penal per falsifikim aktesh dhe shperdorim detyre, Ministria e Infrastrukturse ose e Drejtesise nuk hetojne ekspertin gjygjsor qe ka kryer shkelje disiplinore ne ekspertimin e tij edhe pse hetimi disiplinor ka tjeter baze ligjore dhe asnje lidhje me Nenin 207. Nje rast i ngjashem eshte ai i Urdhrit te Mjekeve perballe shkeljeve te Onkologjikut.

Thene ndryshe, nese bindjet e brendeshme te gjyqtarit dhe ekspertit koincidojne, organet disiplinore nuk do veprojne dhe beteja bashke me kohen eshte e humbur. Ne realitet, vetem varesia dhe ndikimi i drejteperdrejte i provuar i procesit administrativ nga ai civil apo penal u japin te drejte organeve ta pezullojne ate (9, 10).

Ky i fundit eshte pikerisht nje rast personal, ne te cilin biles eshte arritur pika ku, ndersa Vetting-u shqyrtonte dhe konfirmonte gjyqtarin e ceshtjes, Flamur Kapllani, Kryetar i Gjykates se Tiranes, ai emeronte si ekspert vleresues profesionist nje person pa licence, pa regjistrim ne QKB dhe qe kreu deklarata dhe betim te rreme para gjykates, dergonte shkresa Ministrise per te mbrojtur nje tjeter ekspert te perjashtuar, dhe nuk regjistronte seancat gjygjsore sic ligji e detyron.

Situata e parashtruar e ve ankuesin ose kerkuesin e drejtesise ne nje pozite ku ai, perballe varrosjes se faktit dhe provave, mosfillimit te hetimit dhe konfirmimit nga Gjykatat, dhe mosveprimit te administrates, gjindet ne vendin e atij qe ka kryer nje ankim te padrejte per te cilin duhet gati “te kete turp”, ndersa kerkon drejtesi.

Realiteti tregon keshtu se shoqeria shqiptare nuk rezulton te jete nje shoqeri garantiste e drejtesise, por “de facto” nje shoqeri e “pershpirteshme” dhe amnistuese ne favor te shkelesve pa patur nevoje per vendime parlamenti. Amnistia eshte e kryer cdo dite mbi bazen e ekuilibrave te forcave dhe mjeteve per qindra vepra penale nepermjet administrates, prokurorive dhe gjykatave, si dhe nepermjet mbrojtjes dhe reintegrimit ne sistem te aktoreve te ketyre veprave, per shkak te te cilave jetojme nje nje sistem shoqeror legalisht, politikisht dhe juridikisht korruptiv (11, 12). Nuk duhet harruar se jemi ende ne nje gjendje “qarkullimi artificial”, me Vetting-un dhe prokurorine speciale qe veprojne fale te huajve. Mos eshte teper shpejt dhe disedukative mjeti i amnistise?

Thene ndryshe, sot organet e drejtesise funksionojne me shume nen kriterin e oportunitetit sesa te objektivitetit te se drejtes qe lind nga e verteta. Per kete arsye, a nuk rrezikon amnistia te rikonfermoje “de iure” dhe perfundimisht ne postet e tyre politikanet e ketyre tridhjete viteve dhe administraten qe kane krijuar duke reduktuar akome me shume hapsiren e forcave te se mires?

1-      https://kpk.al/ëp-content/uploads/2024/06/ANONIMIZIM-Vendim-BERA.pdf,

2-      https://www.reporter.al/2024/09/16/kolegji-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-saimir-hysa/,

3-      Nenet 290-291 te Kodit te Procedure Penale,

4- https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2016/12/RAPORT_STUDIMOR_PR_VENDIMET_E_PROKURORIS_PR_MOSFILLIMIN_DHE_PUSHIMIN_E_PROCEDIMEVE_PENALE.pdf

5-      Neni 427a, Ligj nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”,

6-      https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaës.com/permbajtja_civile_penale_adm_prill_1834_c499558975.doc,

7-      Ligj Nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror”,

8-      https://idmalbania.org/national-security-vs-accountability-striking-the-right-balance/,

9-      Manuali praktik mbi zbatimin e kodit te procedurave administrative, Kap III, pika 5,

10-  Komentari i Kodit te Procedures Administrative”, Kreu VII, pika B.I.2 e ne vijim.

11-  https://shqiptarja.com/lajm/tjetersimi-i-pronave-ardian-iljazaj-u-shkarkua-ne-janar-nga-rama-eshte-nje-halabak,

12-  https://durres.gov.al/2009/06/16/drejtoret-e-pergjithshme/,

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vettingu: 30/10/2024 13:00

    Ju mbeti familjarisht prokurori”ne goje”. U lodhet duke shkruar po i fshite kepucet prokurorit. ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin