Një analizë e shkurtër financiare e largimit të fenomenit Messi nga Barcelona

Një analizë e shkurtër financiare e largimit të fenomenit Messi nga Barcelona

Messi

Michael Jordan, sipas revistës Forbes, ka akumuluar deri me sot 2.2 miliardë  dollarë  nga aktiviteti i tij sportiv. Por vetëm 4.5% të këtyre të ardhurave ai i ka siguruar nga rrogat e tij si basketbollist. 95.5% të të  ardhurave i ka siguruar nga sponsorizimet gjatë karrierës sportive dhe pas saj, si dhe nga artikujt e shumtë  sportive me emrin Jordan, duke filluar nga atletet, bluzat, tutat etj, që shiten shtrenjtë edhe sot. Dhe të mos harrojmë që në kohen e tij, nuk kishte të ardhura nga Instagram, Facebook, Youtube etj., sepse ato nuk ekzistonin fare atë herë …

Lionel Messi, sipas revistës Forbes, ka akumuluar deri me sot 0.9 miliardë dollarë nga aktiviteti i tij sportiv. Por vetëm 35% e këtyre të ardhurave ai i ka siguruar nga sponsorizimet dhe shitja e artikujve sportive me emrin e tij. Plot 65% i ka siguruar nga rrogat e klubit të Barcelonës, klubi që investoi për ta shëruar fëmijën e sëmurë super të talentuar dhe që e pagoi me flori çdo orë  të tij në fushën e stërvitjes apo, ç’është me e rëndësishme, në fushën e lojës.

I ndodhur në një krizë  të paprecedente financiare, si rezultat i keqmenaxhimit të presidentit të mëparshëm dhe situatës se COVID-19, klubi i Barcelonës i ofroi një kontrate 5-vjecare, që u pranua nga Messi, por jo nga La Liga. Në këto kushte, Presidenti i Barcelonës deklaroi se klubi nuk mund ta realizonte kontratën që do t’i siguronte Messit 150 milionë dollarë për 5 vjet.

Po sikur Messi të pranonte gjysmën e 150 milionë dollarëve? Po sikur Messi të pranonte të luante falas për Barcelonën, që i dha mundësinë ta përkthente gjeninë e tij në dhjetra trofe të fituara prej tij? A do t’i zëvendësonte ai ato para me dollarët ekstra që do të merrte deri në vdekje nga sponsorizimet, bluzat me emrin e tij, Instagrami, Facebook, Youtube, etj.? Michael Jordan ndoshta do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj pyetje. Babai i Lionelit (që është agjenti i tij sportiv) iu përgjigj negativisht…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur