PRISHTINË, 9 Tetor/ATSH/.- Zyrtarë të Zyrës së Jashtme janë duke hulumtuar raportet se një shtetas anglez ka vdekur në Maqedoni, dhe dyshohet se ka ndodhur nga Ebola, shkruan Press Association.
Sipas KosovaPress, nëse konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i vdekjes të një anglezi nga Ebola, edhe pse infermierja britanike, Will Pooley ishte shëruar nga virusi vdekjeprurës muajin e kaluar.
Virusi vdekjeprurës Ebola që ka përfshirë vendet afrikane tashmë ka ardhur si kërcënim edhe për vendet e Ballkanit, dhe nëse konfirmohet, është personi i parë në rajon që ka humbur jetën nga ky virus.
Edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ministritë e Shëndetësisë dhe institucionetn e tjera kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe kontrollit dhe se nuk rrezikohen nga virusi Ebola.
Organizata Botërore e Shëndetsisë dhe zyrtarë lokalë po marrin masa për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, që shkakton vdekje të shpejtë dhe për të cilën nuk ka as trajtim dhe as kurë. Zyrtarët e shëndetit publik janë në dijeni të 5 formave të virusit Ebola, disa më vdekjeprurëse se të tjerët.
Mjekja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), Dr.Isabelle Nuttall, ka qartësuar mënyrat e bartjes së Ebolës midis njerëzve, duke theksuar se kjo sëmundje nuk përhapet përmes rrugëve ajrore sikurse virusi i influencës dhe tuberkulozit, por përmes kontaktit direkt me lëngjet trupore si gjaku, të vjellat, djersa apo barkëqitja e personit të infektuar.
Sipas shpjegimeve që jepen në ueb-faqen zyrtare të OBSH-së, simptomat e Ebolës janë të ngjashme me ato të ftohjeve të thjeshta dhe karakterizohen me dhimbje të kokës dhe fytit, zvogëlimin e oreksit dhe ngritjen e temperaturës trupore. Këto janë shenjat e para se virusi ka filluar ta sulmoj organizmin tonë, përkatësisht sistemin e imunitetit.
Ndërkohë, me avancimin e sëmundjes fillojnë dhimbjet e trupit, të vjellat, diarea, kollitja, spazma (ngërçi) dhe konvulsionet, që në stadin e fundit shkaktojnë dëmtimet e rënda të mëlçisë, mushkërive dhe organeve të tjera vitale.
Fakti më i tmershëm te kjo sëmundje është se, mbi 40% e të sëmurëve ka gjakderdhje të madhe nga poret e lëkurës, dhe të gjitha zgavrat trupore, si për shembull, sytë dhe veshët.
Virusi Ebola sulmon dhe shkatëron qelizat e njëjta të sistemit imunitar sikurse SIDA (virusi HIV) me një dallim: virusi Ebola është shumë më agresiv. Ai thjeshtë ka mundësinë që t'i thyej gjitha pengesat dhe barrierat të cilat i vendos sistemi i imunitetit të njeriut./m.m/
/Shqiptarja.com