‘Një copë 6 dollarë’ shitja e byrekut shqiptar që po lulëzon në Amerikë dhe historia e veçantë që fshihet pas tij

Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregon rrugëtimin e tij dhe familjes së tij në Amerikë.  Fillimisht ishte babai Toni Kajtazi që do të hapte furrën e tij që në vitin ‘85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgontë të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.

“Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me qindra vite. Babi ka ardhur këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985  pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.  

Në dyqanin e tij ai përgatit disa nga specialitet tradicionale si byreku dhe flija por edhe bakllava, tullumba dhe sultjashin. Gatime që janë kthyer në të preferuarat e amerikanëve, po ku kryesorë siç shprehet Filipi, është byreku me mish.

Kemi byrek me djath, me mish dhe spinaq. Përgatisim edhe fli dhe kjo është tradicionale e zonës tonë, bëjmë edhe byrek me lakra dhe kungull. Por më i preferuari është byreku me mish.

Ndërsa na tregoi edhe çmimet se sa tregtohet një copë byrek shqiptarë në Amerikë:

Një copë është 6 dollarë e 50 cent kurse një tepsi është 26 dollarë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen