TIRANË - Në një Kishë të vogël në rrethin e Pukës, janë gjetur dy ikona dhe objekte të rralla me rendësi jo vetëm etno-kulturore, por edhe historike.
Dy ikonat prej guri të cilat mendohet se i përkasin shekullit të XII - XIII, janë zbuluar në Kishën e vogël të fshatit Arst Miliska, e cila gjendet rreth tre orë larg qytetit te Pukës në një fshat që shtrihet mbi liqenin e Fierzës përgjatë rrugës Qafe Mali - Bajram Curri.
Dy ikonat, të cilat mendohet se përfaqësojnë figurën e Shën Nikollës dhe të një shenjtoreje-hyjneshë (Shna Prendes), janë të gdhendura në gur me modelin tradicional të punimit të këtij lloji.
Ato i përkasin pikërisht kohës kur Kisha dhe katolicizmi në Shqipëri përjetonin kohë krize, që u pasua me ndarjen e dy kishave.
Pjesë e zbulimeve që janë bërë në Kishen e vogël të Arst Miliskaut është dhe një dere prej druri e cila mendohet të jetë ndërtuar në shekulli e tretë e që sot fatmirësisht vijon t'i rezistoj kohës, ndonëse tashmë kërkon përkujdesje.
Këto zbulime dëshmojnë kulturën dhe traditën shqiptare, si një potencial i mirë për të mbrojtur tezën e një populli të hershëm europian, ashtu siç nxit atraksione të turizmit kulturor në zonat ku ndodhen objekte të këtij lloji./ATSH/
/Shqiptarja.com