"Diamant" titullohet revista e përmuajshme, që ka nisur të shpërndahet falas ditët e fundit në qytetin e Durrësit. Botuesit e kanë emërtuar atë "Revistë të frymës durrsake", duke trajtuar në faqet e saj kryesisht tema të qytetit bregdetar.
Aleksandër Moisiu, arkeologjia nënujore, menutë e restoranteve verore, rikthimi i basketbollit dhe vullnetarizmi në Durrës, janë subjektet e numrit të parë të revistës, e cila ka lënë dy hapësira të veçanta informuese për Bashkinë dhe Portin Detar.
Sipas realizuesve, revista "Diamant" do të pasqyrojë vlerat arkitekturore dhe arkeologjike, artistike dhe humane, si dhe do të ekspozojë çdo dimension të Durrësit, duke i dhënë peshë çdo fjale, fotoje, mendimi apo emocioni. /atsh/
/Shqiptarja.com