Një ditë në 'Shtëpinë e gjyshërve': Vetminë e mbysim në shoqërinë e njëri-tjetrit...Rrëfimi i një mamie dhe një 'artisteje' (VIDEO)

Një godinë një katëshe ngjyrë bezhë është sot shtëpia e dytë për moshën e tretë dhe grupmosha të tjera që e frekuenjtojnë. Kjo është qëndra ditore sociale, e cila ndodhet në zonën e Bulevardit "Zogu i Parë" në kryeqytet.  Ndërsa hedhim hapat e parë, në hyrje të kësaj godine ajo që të bie menjëherë në sy janë të moshuarit që ndodhen në oborrin e vogël , ku dikush lexon periodikun e ditës, disa të lënë të kuptosh se u ke shkelur privatësinë e tyre e disa, e të tjerë  hedhin vështrimin nga dera duke të pritur më një buzëqeshje.

Ndërsa, pjesa me e madhe e, gjysheve dhe gjyshërve u gëzohen pranisë së të afërme e fëmijëve, një pjesë e mirë e tyre kërkojnë që vetminë dhe mallin ta mbysin duke kaluar së paku kohë nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre në qëndrat ditore sociale . Report TV ka sjellë historinë  e disa prej këtyre të moshuarve të cilët kanë zgjedhur të ndajnë kohën e tyre me njëri-tjetrin.

Mes dhjetra historish të ndryshme ne ndalemi tek ajo e Xhemile Carkanjit , sot 75-vjeç, por ajo ka punuar në moshë fare të re. Profesion i saj duket I rrallë sot, por ajo tregon se e ka bërë me passion e krenari dhe sot ruaj kujtime të  veçanta. Ajo ka punuar si teknike avionësh në atë që ne sot e njohim si Fusha e Aviacionit.

1580036429_temoshuarit.jpg

Xhemile Carkanji: “Kam lindur në Kuçovë. Në Kuçovë u hap Uzina e Aviacionit  dhe më çuan atje dhe kam punuar si teknike avionësh. Po gjatë kohës, dhe pse isha e martuar dhe pse isha shtatzanë merreshim me aktivitete se bëheshin konkurime ndërmarrje me ndërmarje. Jamë marrë me këngë , me teatër , jam marrë me sport. Këtej isha shtatzene, këtje luaja volejboll që përfaqësoja ndërmarrjen. Dhe kam gëzuar një pozitivitet në  jetën shoqërore. Sigurisht jeta nuk ka qenë vaj, ka pasur edhe probleme. Kur kam ardhur këtu, jam marrë me forumin e gruas të pensionistëve, aty  kam organizuar një grup ku organizoheshim për ekskursione. Ishte hapur kjo qendër 15 vjet-16 vjet më përpara  dhe jam e para që kam ardhur tek kjo qendër. Këtu e ndjej shtëpinë sikur jam atje. Kam 2 nipër, dhe një mbesë.  Këtu jam ndihmuar shumë për ta larguar vetminë nga ana psikologjike".

Gjinovefa Laja është 70 vjeç, dikur ndihmës infermiere mami, në maternitetin e Ndroqit... Ajo na rrefen me emocion  dashurinë dhe përkushtimin për këtë profesion të cilin, siç tregon ajo e ka ushtruar për 44 vite me rradhë  duke pritur me duart e saj shumë vogëlushë që vinin në jetë, të cilët të rritur e kujtojnë me dashuri dhe respekt figurën e saj.

Gjinovefa Laja: Kam zgjedhur këtë ambientin këtu për arsye se kisha nevojë  shumë për shoqëri dhe të dilja nga shtëpia dhe kaloja kohën. Këtu gjeta një ngrohtësi.  Perveç se njihemi me shoqërinë .Bëjmë lojera, hajmë dreka, shëtisim. . Vimë këtu rreth orës 08.30-09.00 dhe organizohemi më pas në bashkohemi grupe dy nga dy, katër nga katër, ose gjashtë me gjashtë si ta kemi organizimin tobnë dhe dalim. Unë kam një profesion ndihmës-mjeke mami. Kam punuar në një zonë të Tiranës në Ndroq. Kam pritur me qindra fëmij.  E dashurova zanatin tim ,punova me përkushtim, profesioni jonë të jep një sadisfaksion shumë  të bukur se të presësh , një fëmij , një jetë , është një emocion në momentin që ai lind. Kam pritur një fëmijë 900 gr, edhe sot jeton është në Itali dhe pakon e parë ma solli mua duke me respektuar. Por kam pritur dhe një fëmijë   6 kg. Unë jam e lumtur për veten time se i kam ndenjur pacientëve, mbrapa... mbrapa...

Mina Çaushi është nga Tirana. Një 66-vjeçare e pasionuar pas librit dhe letërsisë  e cila na rrëfen jetën e saj si emigrante në Greqi, dhe si lindi dashuria e saj për artin dhe hedhjen ne letër të vargjeve të poezisë. Mina pasionin e madh të saj  për letërsinë,  e shpreh  sot në një  forme të veçantë duke u lexuar libra bashkëmoshatarëve të saj. 

1580036447_moshuarit1.jpg

Mina Çaushi: Vij në këtë qendër sepse jam vetëm. Kam qene 20 vjet emigrante në Greqi. Kam shkruar poezi, tregime e dola së fundmi në roman. Kam shkruar, që fëmijët të mos e harrojnë gjuhën shqipe. Unë kam fatin e keq që s’kam fëmijë. Nga familja jam shumë e paragjykuar pasi ata nuk lexojnë, dhe nuk duan që unë të merrem me letërsi dh art.

 Drejtuesja e qëndrës sociale Matilda Zizolli shpjegon se  si ndihma kryesore ndaj të moshuarve është mbështetja emocionale  ndaj kësaj grupmoshe sidomos kur ata ndahen nga familjet e tyre, pasi ata meritojnë vëmendjen  e duhur.

Matilda Zizolli:  Ata vijnë dhe fokusin e veçantë e kanë socializimin. Pjesa më e madhe e tyre janë të moshuar të cilët jetojnë vetëm, ku familjarët e tyre mund të jenë të vendosur jashtë Shqipërisë ose kanë humbur partnerët e tyre apo që kanë nevojë të ndryshme ekonomike dhe sociale.

Kjo qendër sociale që përbashkon çdo ditë njerëz të së njëjtës grupmosh, është e hapur për këdo, që do ti thotë, jo vetmisë./Nga Besmira Xhaferasi

1580036497_moshuarittit.jpg

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit