Lideri demokrat Lulzim Basha ka shprehur mirënohje për të gjithë ata që u bashkuan në protestën e 10 kombëtare që opozita organizoi ditën e djeshme. Basha thotë se së bashku do ta largojmë këtë qeverisje dhe sa më parë të ndodhë kjo gjë, aq më mirë do jetë për Shqipërinë.

"Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë",
shkruan Basha.