Mbyllet paqësisht protesta e opozitës! Basha: Tashmë aksion i ngjeshur politik, i shtypim pa mëshirë kriminelët /Video

Opozita joparlamentare mbylli pa asnjë incident dhe pa dhunë protestën e dhjetë kombëtare kundër qeverisë, që zgjati përreth 2 orë.

Lideri demokrat Lulzim Basha mbajti një fjalim para sipmatizantëve mbledhur tek kryeministria, ku tha se nuk do të ketë më marrëveshje dhe pazare politike për të dalë nga kriza. Zgjidhja - siç tha ai do të vijë vetëm me ndëshkimin e përgjegjësve për shit-blerje votash. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në protestë shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Gjatë fjalimit, kryedemokrati i quajti farsë zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor, por nuk përmendi asnjë fjalë për dekretet e Presidentit Ilir Meta. Ndryshe u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Për të, dekreti i Presidentit Meta për zgjedhje vendore më 13 tetor, është ligj. Megjithatë, ajo u tregua dyshuese nëse zgjedhjet do të mbahen më këtë datë, pasi siç ajo theksoi KQZ nuk ka nisur asnjë proces. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vetmi institucion per administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në mes të këtyre divergjenvace politike mes opozitës të bashkuar, pjesëmarrja ishte më e ulët se në tubimet e tjera anti-qeveritare të nisura prej muajit shkurt.

Në një fjalim përmbyllës në selinë blu, Basha nuk la të qartë nëse do të ketë protesta të tjera. Ai foli vetëm për një aksion të ngjeshur politik  "për t'i dhënë formën, thelb, dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për cdo shqiptar", siç ai u shpreh, që më shumë u duk si fitim kohe që shtatori ta gjejë opozitën më të organizuar.

Ndërkombëtarët paralajmëruan opozitën se nëse do të kishte dhunë, udhëheqësit politikë do të mbanin përgjegjësi.

VIDEO e plotë, protesta e 10-të kombëtare e opozitës kundër qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Pas protestës, Basha dhe Kryemadhi takim në selinë blu

1562619040_LulzimbashaMonikaKryemadhi640x386.jpg

Pas mbylljes së protestës së opozitës, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë takuar në selinë blu. Duket se pjesë e diskutimit është aksioni që opozita do të ndërmarrë në ditët në vijim

Ora 22:22
Protesta e 10-të kombëtare e opozitës nëpërmjet fotove
Ora 22:05
Basha mbyll protestën: T'i japim formë shpresës...ditë dhe javë me aksion të ngjeshur politik

Në mbyllje të protestës së dhjetë kombëtare kundër qeverisë, lideri demokrat Lulzim tha se opozita do tw ketw ditw dhe javw tw ngjeshura aksioni politik.

"Ditë dhe javë me aksion të ngjeshur politik, për t'i dhënë formën, thelb, dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për cdo shqiptar", tha Basha

"Nuk do të jetë cështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Edi Rama do të largohet por është detyra jonë t'i japim shqiptarëve fundin e tranzicionit, fillimin e Shqipërisë evropiane. Sonte bashkë me mirënjohjen time për ju ky është zotimi im para jush, para flamujve, dhe para zotit. Të gjithë bashkë do t'i japim formë shpresës për ndryshim. Kam nevojë për ndihmën tuaj, për qëndrën tuaj, për këshillat tuaja, teksa bashkë e bmyllim derën e tranzicionit duke e lënë jashtë Ramën, dhe duke i hapur cdo shqiptari prespektivën europiane që ëndërrojmë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Le ta kthejmë këtë mazhorancë të refuzimit të regjimit kriminal, në mazhorancën absolute Rama ik. Le ta vazhdojmë deri në kilometrin e fundit të finishit betejën që nisëm bashkëtë bindur se drita e lirisë dhe demokraticë do të burojë për cdo shqiptar", tha Basha.

Ora 21:50
Basha mesazh ndërkombëtarëve: Beteja është e jona! Zgjidhja nuk do na vijë nga jashtë...me magji

“Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë”. Kështu ju drejtua Lulzim Basha protestuesve para kryeministrisë, duke i përcjellë një mesazh ndërkombëtarëve.

"Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona", theksoi ai.

Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci.

“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.” – tha Basha.

“Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët.”- u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit.

“Dhe Zoti vetë e tha me gojë,

se kombet shuhen përmbi dhe.

Por SHQIPËRIA do të rrojë,

për të, për të luftojmë ne!”

Ora 21:41
Lideri i opozitës tregon 'sfidën' e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti

Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive” theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do të garantojnë këto reforma.  

"Reformë kushtetuese, politike, zgjedhore, reforma që do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.  Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.  Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje. Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje lideri i opozitës, i cili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.”

Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

Ora 21:40
Basha: Marshojmë drejt parlamentit! Kryemadhi nuk i bindet

1562614979_basha1.jpg

Pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha përpara kryeministrisë, militantët e opozitës janë ftuar të marshojnë drejt kryesisë së Kuvendit. Ata janë nisur në këmbë drejt godinës së seancave plenare ndërkohë që në duar kanë mbajtur edhe dritat e celularëve, por edhe disa flamuj të mbështetësve ndërkombëtarë të vendit tonë si atë të SHBA-së dhe Gjermanisë.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shmangur skenarin e liderit demokrat Lulzim Basha duke mos shkuar tek parlamenti. Ajo ka qëndruar përballë kryeministrisë bashkë me disa simpatizantë të LSI-së.

Ora 21:33
Protesta e 10 e opozitës 'lodh' militantët

Protesta e sotme e opozitës duket se ka pasur numrin më të ulët të mbështetësve. Kjo është protesta e dhjetë kombëtare që opozita organizon përpara kryeministrisë. Por duket se militantët e saj kanë ardhur duke u ulur.

Ora 21:23
Basha 'kërcënon' kriminelët e rrugës, politikën, median e biznesin: Përgatituni për ditën e gjykimit, do ju shtypim pa mëshirë

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti gabim marrëveshjen politike me Edi Ramën në 2017-ën kur pas muajve protestë në çadër ai hyri në zgjedhjet parlamentare me qeveri teknike.

"Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë", tha Basha gjatë protestës për rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryedemokrati tha se qeveria është e lidhur me krimin dhe e ardhur nga vjedhja e votave dhe se nëse nuk ndëshkohen para drejtësisë së re personat e përfshirë në shit-blerje të votave, nuk do të ketë zgjidhje të krizës.

"Ata që sollën krimin në politike, ata që e zhytën qeverisjen në korrupsion nuk do dalin nga kriza si shpëtimtarë por si përgjegjës, vetëm kjo e shpëton të ardhmen integruese të Shqipërisë, nxjerrja e politikanëve para drejtësisë së pavarur. Derisa të dalin para drejtësisë ata që vodhën zgjedhjet nuk do ketë zgjidhje. Do bëjmë çdo përpjekje, do përdorim çdo mjet për t'i nxjerrë ata para drejtësisë së pavarur, dhe bashkë me ta do të largojmë edhe Edi Ramën nga pushteti", tha Basha.

Por 'kërcënimet' lideri demokrat nuk i pati vetëm ndaj hajdutëve të votave. Foli për median, bizneset, dhe kriminelët e rrugës, që siç Basha u shpreh "do i shtyp pa mëshirë".

"Përgatituni për ditën e gjykimit. Kriminelëve u themi ne do ju shtypim pa mëshirë. Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese. Shqipëria, e bukura e dheut, do të jetë një vend i lirë, me fundin e këtij regjimi kriminal. Fund të fortëve të rrugës, fund të fortëve të politikës, të medias, të biznesit, hapja dhe liria është fundi i të fortëve", u shpreh kryetari i PD-së

Ora 21:15
Pikante nga tubimi opozitar/ Gabimi në poster që “u mori fytyrën” protestuesve

Një nga format e të protestuarit nga opozita në këto dhjetë tubime kanë qenë edhe posterat me akuza kundër qeverisë por edhe thënie motivuese për partinë e tyre. Ditën e sotme në rrjet “po bën namin “një foto ku fjala “demokratike” është shkruar “demokartike”. Në një gjuhë si shqipja, gabime të tilla drejtshkrimore duken komike tek lexuesit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një protestë që përgatitet kanë nisur disa jave më parë.

Ora 21:10
Berisha i 'zhgënjyer' nga numri i protestuesve, publikon një foto të vjetër

Foto e postuar nga Berisha

Protesta e sotme e opozitës duket se ka një tkurrje të dukshme të pjesëmarrjes nga protestat e mëparshme të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar pak para nisjes një foto nga një protestë e opozitës, por jo e sotmja. Në foto duken militantët e PD të veshur me xhupa. Pra fotoja e publikuar prej tij nuk është e ditës së sotme po i pwrket protestave qw opozita ka organizuar disa muaj mw parw. Edhe vetë demokratët kanë shmangur pasqyrimin e pjesëmarrjes  reale të protestuesve.

Ora 21:08
Berisha: Ngritja e komisionit për Metën grusht shteti, Rama do bëjë 37 vite burg

1561023192_saliberisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi nga sheshi i protestës ngritjen e komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta duke u quajtur atë proces të turpshëm. Berisha tha se dekretet e presidentit mund t'i hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese.

"Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shapll nul nga ekspertiza e ODHIR e cila tha se dekretet e presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme. Ato nuk mund të prekë narko-kolegji i partisë. Ato mund t'i hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Procesi është turp. Në çmendurinë dhe paranojë e tij për pushtet ndërmerr aktin antikushtetues. Dekretet e presidentit nuk mund të vlerësohet nga narko parlamentit. Derisa gjykata të vlerësojë dekretet, çdo veprim ndaj presidentit është grusht shteti. Edi Rama do përgjigjet një më një ndaj këtij grushti shteti.

“Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Do të ketë një 37 vjeçar në burg. Prandaj i bën të gjitha këto. Drejtësia e kryengritësve po afron. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë” 

Ky popull është në një betejë të shenjtë në kuptimin që nuk lufton për karrigen e aksujt por që shqiptarët të votojnë të lirë. Neo-demokracia në Greqi dhe PD siç i kanë ndërtuar marrëdhëniet mes dy vendeve do vazhdojnë bashkëpunimin siç u ka hije dy fqinjëve. Në 24 orë u betua kryeministri atje. Dha një shembull gjitoni, dhe duhet ta bëjmë edhe ne këtu që mbushin kutitë. Jugu sot ka qenë më i bllokuar se kurrë sepse narko-policët në vend që të lehtësojnë trafikun e bllokonin atë. Ngritja e komisionit për Metës është akt puçist i mirëfilltë i Evdin Kristaq Kolekës. Sot flet sheshi sepse qindra mijëra njerëz nuk ka ardhur për mua por për drejtuesin e opozitës. Dua t'i them shqiptarëve se në këtë betejë kanë aleatë të mëdhenj. Edi Ramës iu kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve. Refuzoi sepse e di që e ka kohën e numëruar", tha Berisha.

Ora 21:04
Basha: Faleminderit që nuk u dëshpëruat më 30 qershor

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti 30 qershorin, votimin socialist siå ai shprehet, fitore të demokratëve, duke thënë se 85 % e qytetarëve refuzuan të votojnë për kryeministrin Edi Rama. Basha, nga një fjalim para kryeministrisë, hodhi akuza se edhe në këto zgjedhje ku PS nuk kishte kundërshtarë në më shumë se gjysmën e bashkive, pati blerje të votave.

Basha tha se i duhet thënë ndal qeverisë më të korruptuar siç ai e quajti, ndërsa në kor simpatizantët e PD-së thërrisnin "Rama ik".

Basha u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që refuzuan regjimin e krimit - tha ai. ". “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Bashkë jemi një uragan politik. Faleminderit të gjithëve ju për besimin tek kauza jonë", - u shpreh kryedemokrati Basha.

Kryedemokrati pati një thirrje edhe për socialistët e ndershëm siç tha ai, duke thënë se edhe ata duhet "të shpëtojnë vendin nga krimi".

“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës“ – tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

Sipas Bashës, Shqipëria nuk është më vend i mundësive.

"Po ikën elita, dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë këto vite, për mundësi, kanë ikur për dinjitet, për të jetuar të lirë në një shoqëri të djretë dhe të ndershme. Ne jemi ndarë nga familjarët, nga miqtë, nga të dashurit, Shqipëria është varfëruar. Një vend që e braktisin më të mirët, Një vend që e braktis rinia ai vend nuk ka të ardhme.Sot Shqipëria ofron pak mundësi", tha Basha

Ora 20:53
Kryemadhi i gjen 'probleme' edhe 13 tetorit...Me Metën flasim vetëm për fëmijët

Nga selia e LSI-së drejt Kryeministrisë, Monika Kryemadhi eci duke dhënë një prononcim për mediat, ndërsa mbante dorë për dorë një fëmijë, kjo në shenjë simbolike për të treguar se protesta do të jetë paqësore, dhe se para kryeministrisë protestuesit kanë dalë me familjet e tyre.

Kryetarja e LSI-së u tregua e bindur ndaj dekretit të presidentit Ilir Meta që shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore. Ajo tha se 30 qershori ishte farsë e socialistëve. E pyetur se çfarë udhëzimi do t'i japë ajo si kryetare parti kryetarëve të bashkive të zgjedhur nga LSI në 2015, që tashmë duhet të dorëzojnë detyrën, ajo u shpreh: Nuk është problemi i tyre, ata janë shumë koshient, do të vazhdojnë punën e tyre deri në ditën që do të ketë zgjedhje me 13 tetor. Sot në shesh nuk janë për karriget e ish deputetëve dhe të kryebashkiakëve. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin votime socialiste. Ka një dekret të Metës. PS po të donte t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese.

Por edhe 13 tetorin, Kryemadhi e konsideroi ditë të pamundur, pasi siç ajo u shpreh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për procesin zgjedhor të tetorit. "Me 13 tetor se edhe ajo është problem, se KQZ duhej të kishte filluar procesin e zgjedhjeve. Nuk është çështje data, është çështje standardesh", tha Kryemadhi.

E pyetur për komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si president pas zhdekretimit të 30 qershorit, Kryemadhi u përgjigj: "Punë e tyre, një parlament ilegjitim që vjen nga paratë e krimit. Nuk është tek 101 deputetët, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Ilir Metës, këta thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, Shqipëri në BE. Me këtë qeveri, Shqipëria nuk do të jetë kurrë në BE.

Kryetarja e LSI tha se me bashkëshortin e saj Metën nuk ka asnjë komunikim rreth situatës politike.

Komunikoj me Metën për fëmijët, jo për problemet e tij presidenciale dhe as të partisë.

Ora 20:47
Basha dhe Kryemadhi dalin nga selitë, marshim drejt kryeministrisë

1562611985_monabasha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha ka dale nga selia e PD-se rreth orës 8:50, ndërkohqë që simpatizantët e djathtë ishin mbledhur para kryeministrisë prej orë 20:00. Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli nga selia e LSI-së për tu bashkuar para kryeministrisë.

Ora 20:41
Të rinjtë e FRPD-se mbyllin gojën me ERTV-në e Ramës

Disa nga protestuesit, të rinj të FRPD-së kanë mbyllur gojën me logon ERTV, televizionit online të kryeministrit Edi Rama. Një formë proteste pas miratimit të paketës së re anti-shpifje të miratuar nga qeveria . Të rinj që kanë mbyllur gojën me logon e ERTV mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias

Ora 20:30
Demokratët protestojnë me shqiponjën në shesh

Demokratët kanë sjellë në sheshin e protestës një shqiponjë mbi të cilën shkruhet 85%. 85% është pikërisht shifra të cilën opozita pretendojnë si numër të qytetarëve që refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ora 20:14
Braktisën zgjedhjet/ Demokratët në radhë për të 'votuar' përpara kryeministrisë

Simpatizantët e PD kanë sjellë në protestën e sotme një kuti votimi rreth 2 metra të lartë e cila simbolizon zgjedhjet e 30 qershorit. Kutia është transportuar nga selia blu drejt kryeministrisë, nga të rinj që në fytyrë mbajnë maskat e Dakos, Gjiknurit, Tahirit dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Disa simpatizantë janë afruar pranë kutisë së votimit duke hedhur brenda saj letra ku shkruhet 'Rama ik'.

Ora 20:06
Protestuesi përplaset me një një organizatorët, ndërhyn ish-deputeti demokrat

Pak para nisjes së protestës së opozitës ka ndodhur një debat mes protestuesve me njëri-tjetrin. Një prej militantëve është përplasur me një prej organizatorëve. Ka qenë ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj i cili ka ndërhyrë mes tyre për të parandaluar përshkallëzimin e debatit në përplasje fizike.

Ora 20:03
Pak para nisjes së protestës, bashkëshortja e Bashës në selinë blu

Bashkëshortja e liderit demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha ka mbërritur në selinë blu pak minuta para nisjes së protestës së opozitës. Ajo është përshëndetur me simpatizantët e djathtë. Aurela Basha ka qenë krah bashkëshortit të saj edhe në disa protesta të mëparshme të opozitës.

Ora 20:01
Kritikoi ashpër Bashën për bojkotin e 30 qershorit, Glauk Olldashi sot në protestën e opozitës

Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi është parë në selinë blu për të qenë pjesë e protestës së 10 kombëtare të opozitës kundër qeverisë. Para mbajtjes së kësaj proteste, dhe pas procesit zgjedhor të 30 qershorit, Glauk Olldashi mbajti një qëndrim mjaft të ashpër ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha ku ngrinte pikëpyetje nesë ja vlejti për PD-në që t'i jepte 61 bashki PS-së përmes bojkotimit të zgjedhjeve. Ai tha se faji është i vetë PD-së për situatën në parti por shigjetoi edhe kryetarin Basha kur tha se demokratët nuk u pyetën për vendimin ekstrem për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

"Por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhtarë”, shkruante Olldashi, teksa propozonte një proces zgjedhor të ri zgjedhor për ristrukturimin e PD-së.

1562608981_glaukolldashi.jpg

Ora 19:51
Mblidhen militantët e parë të PD, zbuloni mbështetësin e veçantë të Bashës në protestë

Kur kanë mbetur pak minuta nga nisja e protestës së opozitës, janë mbledhur edhe militantët e parë përpara selisë blu. Një 'simpatizant' i veçantë ka qenë pikërisht ky gomar, i veshur me bluzën e PS me numrin 30, si simbol i fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ora 18:30
Luan Baçi: Nuk negociojmë as me Ramën dhe as me 13 tetorin

Kreu i PD në Fier Luan Baçi deklaroi para nisjes së protestuesve drejt Tiranës se opozita nuk do ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës

"Ne kemi agjendën tone dhe ajo eshte nje dhe e pandryshueshme  " Rama ik"  aq më tepër duke parë që pas zgjedhjeve  në instalimin e një neodiktature, opozita nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe ashtu siç tha edhe Basha ky fillimi i një fundi real të Edi Ramës. Është një problem tjetër që hap pas hapi do të diskutohet,  për mendimin tim opozita ka agjendën e vet largimin e Ramës dhe opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 tetorit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryeministër. Për mendimin tim nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as me 13 tetorin është një problem ligjor që është shkelur  përsëri dhe është një problem mes presidencës dhe mazhorancës", deklaroi Baçi.

Ora 14:13
Pampuri: Shqiptarët janë më të varfër, ejani në protestë kundër Ramës (VIDEO)

Ish-deputetja e Partisë Demorkatike, Orjola Pampuri ka dalë në një deklaratë për mediat pak orë para protestës së opozitës duke hedhur akuza ndaj qeverisë Rama si dhe duke ftuar qytetarët në tubimin e orës 20:00.

Sipas Pampurit 31% e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë. Më pas sipas pretendimeve që ngre Pampuri skamja është rritur 6% në krahasim me 1 vit më parë. Papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni problemet kryesore të vendit.

Deklarata e Plotë:
Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, qytetarët e të cilit vazhdojnë të varfërohen në mënyrë të pandalshme.

Një anketim i Barometrit të Ballkanit tregon se gjendja e ekonomisë në familjet shqiptare po përkeqësohet nga viti në vit dhe se me qeverinë e Edi Ramës 1/3 e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. Thënë ndryshe, 31 përqind e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë.

Asnjë nga vendet e tjera në rajon nuk ka këtë nivel skamjeje, e cila për Shqipërinë është gati dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit.

Çfarë e bën edhe më të rëndë gjendjen është përkeqësimi i ekonomisë familjare dhe rritja e frikshme e numrit të familjeve që nuk përballojnë dot nevojat bazë për jetën.

Treguesi i rritjes së varfërisë dhe skamjes është simboli i qeverisë së Edi Ramës. Brenda 12 muajsh ata që nuk kanë bukë të hanë apo të sigurojnë veshje për fëmijët e tyre është rritur me 6 përqind.

Mbi 65 përqind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura për të përballuar as dhe një javë pushime.

Anketa e Barometrit të Ballkanit nxjerr në pah se problemet kryesore të shoqërisë shqiptare janë papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni. Këto janë 5 fusha ku qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht.

Zhytja e shqiptarëve në varfëri nga vitit në vit, pasurimi i vet dhe i një grushti njerëzish pranë tij me projekte korruptive, me taksa të larta, me vjedhje dhe grabitje të pasurive të vendit, janë arsyeja kryesore pse 85% e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën në 30 Qershor.

Pas 6 vjetësh keqqeverisjeje, shqiptarët e kanë tani të qartë se Edi Rama nuk ndjen asnjë detyrim për ta, pasi pushtetin e ka blerë me krimin dhe paratë e korrupsionit. 

Sot shqiptarëve u duhet një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin. Këtë e mundëson vetëm vota e lirë, por me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Siç dëshmoi në farsën ilegjitime dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, Edi Rama edhe kur është vetë votues, vetë numërues, vetë çertifikues, nuk bën dot zgjedhje pa i vjedhur ato.

Është në interesin tonë më të mirë, të tregojmë se jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund betejës sonë europiane për zgjedhje të lira e të ndershme, për një qeveri që punon për mirqenien e shqiptarëve dhe punësimin e tyre. 

Të jemi të gjithë bashkë në orën 20.00 në Tiranë, bashkë me familjet tona në rrugëtimin tonë plot shpresë për Shqipërinë e mundësive, për #Shqipërinë si Europa.

Ora 10:56
Ftesa e Bashës për protestën e sotme: Ejani me familjet të rrëzojmë Ramën


Lideri i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës për të marrë pjesë në protestën e 10 kombëtare të organizuar nga PD dhe LSI.

Basha vijon të këmbëngulë për të larguar Ramën nga pushtetit, ndërsa LSI është tërhequr nga kjo thirrje duke kërkuar vetë, 13 tetorin si data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të dekretuar nga Meta.

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk” është ftesa e liderit të opozitës.

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë

Bashkë për të ardhmen!

Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet e shpërndarë nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ora 09:43
Protesta/ Policia jep dy orë leje për tubim, opozita kërkon deri në mesnatë, 1 200 efektivë në gatishmëri


Pas thirrjes nga ana e opozitës për të organizuar protestën e 10 kombëtare për rrëzimin e qeverisë, policia është angazhuar për të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të ruhet rendi publik.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra bën me dije se opozita ka kërkuar leje nga ora 20:00 deri në orën 00:00, por policia ka miratuar vetëm 2 orë leje për protestë pra nga ora 20:00 deri në orën 22:00.

Nga ana tjetër në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste do të jenë në gatishmëri 1200 efektivë të policisë.

Opozita në këtë protestë të 10 do të marshojë nga Kryeministria drejt Parlamentit. Kujtojmë se kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por e 10 gjatë aksionit të saj 5 mujor.

Ndërkohë pas kërkesës për protestë nga ana e opozitës në institucionet e Shtetit si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme janë shtuar masat e sigurisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 09/07/2019 10:47

    lexoj vetem fjelen lufte, kundra te gjitheve.Fjalen dogmatike demokraci se gjej as me lupe.Nuk e kuptoj kete qendrim!?

    Përgjigju
  • emigranti usa: 09/07/2019 07:36

    lulzim basha osht thjesht nji ADOLESHENT sbon ky kamarier me drejtu shqiperine.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 03:20

    Oratori e dobet qe nuk te motivon

    Përgjigju
  • Bujar Kaŕrocieri: 09/07/2019 00:33

    Keta bertasin Poshte Komunizmi dhe vete nxjerrin femijet ashtu si ne kohen e diktatures qe kur diktatori shkonte per vizite ne qytete te ndryshme ndwrpritej mesimi ne shkolla per ti nxjerre femijet qe te brohorisnin per xhaxhi Enverin

    Përgjigju
  • lukse: 08/07/2019 22:05

    fiks partia demoKARtike. Kta jo vete ne matematik qe jan zero po edhe analfabeta.

    Përgjigju
  • Çimi: 08/07/2019 21:49

    Keta duken si pushues që ka ardhur për të marr rrogen dhe për të bere një xhiro në Tirane.Të veshur mire,me iPhone por një gje nuk kuptoj, ata flamujt e huaj pse e i mbajnë gjate protestes!!!! Për pak se harrova flamurin Hollandes nuk e pash!!!!

    Përgjigju
  • Rusi: 08/07/2019 21:43

    Amanet Glaukun, se dhe ate kishim mangut....

    Përgjigju
  • DIDIC MIHAIL: 08/07/2019 21:34

    AVASH MOS PJERDH NE BREKE

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/07/2019 21:23

    Rames i rruj... to****et

    Përgjigju
  • tani: 08/07/2019 20:18

    Shprehja e nivelit kulturor e protestuesve.Fatkeqesia e ketij kombi kur nje grup injorantesh te races superiore "TALLEN".Moe te dalin nga Bathorja kto gomer race

    Përgjigju
  • Meti: 08/07/2019 14:02

    Rama nuk rrezohet me ca adoleshente ne politike.Basha po i çmend demokratet. Nuk e kuptojne ata lojen qe po bene Luli?

    Përgjigju
  • xreport: 08/07/2019 13:01

    kur ti besh 1.000.000 protestues rrezohet rama jo me 10.000 o lulush si pas llogaris time do rrezohesh ti perpara rames

    Përgjigju
    • Aron: 08/07/2019 22:24

      As 10,000 nuk kishte, 4000 me e shumta.

  • Shkodrani: 08/07/2019 11:48

    Askush nuk ju ndjek me qelbesira te flliqur.Genjeshtar me te gjitha te zezat ti bashke me qent qe ke per rreth

    Përgjigju
  • Une: 08/07/2019 11:20

    I pa pranueshem perdorimi i femijeve ne protesta politike. Duhet ndaluar me ligj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja