Një ditë pasi Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajn, është takuar me dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me dy presidentët, të cilën e shoqëron edhe me një shprehje të John Adams.
“Nese veprimet e tua frymezojne te tjeret per te enderruar, mesuar dhe punuar me shume, atehere ti je lider” ~John Adams.Kenaqesi gjithmone takimi me dy presidentet qytetare e frymezues Alfred Mosiu dhe Bamir Topi – Shqiperia e njerezve te mire”, shkruan Veliaj.
Me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.