Një ditë pas shkrumbimit të tragetit në Korfuz, vijojnë kërkimet për 12 personat e zhdukur, të gjithë shoferë kamionësh! Pak shpresa për të mbijetuar

Një ditë pas shkrumbimit të tragetit të linjës Greqi-Itali 'Euroferry Olympia', vijojnë kërkimet për 12 personat e zhdukur.

Dyshohet se numri i të zhdukurve mund të jetë edhe më i lartë për shkak se në anije mund të ketë patur edhe klandestinë. Personat e zhdukur janë 7 bullgarë, 3 grekë 1 turk dhe 1 lituanez, ndërsa shpresat për të mbijetuar sa vijnë edhe pakësohem.

Zjarri në anije thuajse është shuar, por ende vijon të digjet pjesa e brendshme, ndërsa zjarrfikësit janë larguar që prej pasdites së djeshme për shkak se temperaturat në anije janë shumë të larta, deri në 600 gradë, dhe mund të rrezikojë jetën e tyre.

278 persona janë shpëtuar, përfshirë një që nuk ishte në listën zyrtare të pasagjerëve, ndërsa dy personat e tjerë që kishin mbetur të bllokuar në garazhin e anijes, u nxorën gjallë mbrëmjen e djeshme.

Trageti 'Euroferry Olympia' u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa po lundronte nga Igumenica drejt Brindisit të Italisë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa hetimet vijojnë.  

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët