Frika e lëkundjeve të tjera nga tërmeti ka bërë që një familje nga Manza e Durrësit, ta kalojnë natën jashtë, ndërsa shtëpia u është bërë të pabanueshme.
Tërmeti i së mërkurës me epiqendër dy zona në Durrës, Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit ka krijuar dëmtime në disa banesa në Krujë dhe Kurbin. Familjet bëjnë apel për ndihmë nga shteti. Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë natës dhe ditës së sotme.
Tërmeti i së mërkurës përveç panikut te banorët, ka shkaktuar edhe dëme të shumta në disa banesa. Një familje nga Manza e Durrësit, tregon se nga frika e lëkundjeve të tjera mbrëmë natën e kanë kaluar jashtë, ndërsa banesa u është bërë të pabanueshme.
Një tjetër familje nga fshati Bilaj i Krujës ka frikë të futet në banesë pas dëmtimeve që ajo ka pësuar nga tërmeti. Kryefamiljari Vikor Çeco, thotë se muret e banesës janë çarë deri në thellësi, çka e bën të rrezikshme jetesën brenda saj. Viktori bën apel për ndihmë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ku të vetmet të ardhura për familjen e tij janë rroga e bashkëshortes prej 20 mijë lekësh në fasoneri.
Dëme nga tërmeti ka pasur edhe në zonën e Kurbinit. Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht, duke u bërë të pababanueshme. Ndue Gega tregon dëmet në banesen e tij, ndërsa në thotë se në momentin e termetit njëri nga fëmijet ka qenë në gjumë dhe ka shpëtuar për mrekulli. Gega apelon për ndihmë, pasi dhe në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në kasolle.
Lekundjet sizmike të së merkures ishin të forta edhe në rajonin e Lezhës. Njesitë Vendore në Qarkun e Lezhës do të verifikojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga termeti, të cilat më pas do tju referohen Emergjencave Civile në Tiranë.