Një dritare në ndihmë të 
gazetarëve të kërcënua

Një dritare në ndihmë të <br />gazetarëve të kërcënua
Tashmë gazetarët evropianë do të kenë në dispozicion një mjet tjetër në mbrojtje të të drejtave të tyre. Fjala është për portalin në internet, që ofron një platformë të re, të përpunuar nga Osservatorio dei Balcani e Caucaso dhe ECPMF – Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias. Në sajë të këtij portali, gazetarët, politikë-bërësit, studjuesit dhe qytetarët do të mund të gjejnë materiale të përditësuara që kanë të bëjnë me lirinë dhe pluralizmin e medias në Europë.

Portali OnlineResource Centre on Media Freedom vjen si një instrument që favorizon përhapjen dhe përvetësimin e materialeve që lidhen me lirinë e shtypit në Evropë. Kjo përfshihet në një nismë më të gjerë, të realizuar falë financimit të Komisionit Evropian në ndihmë të gazetarëve dhe medias së lirë në përgjithësi.

“Resource Centre” jep gjithashtu akses për të njohur instrumenta ligjorë në mbrojtje të lirisë së shtypit në Evropë, qendrat e mbështetjes për ata gazetarë që e ndjejnë veten të kërcënuar, mundësitë për formim, etj.   
“Resource Centre” është krijuar nisur nga konstatimi se media në Evropë po i nënshtrohet një presioni gjithnjë e më të madh ndaj saj, ndërkohë që përfshirja e opinionit të gjerë publik në këtë çështje mbetet në nivel tepër të ulët.

Liria e shtypit vlerësohet se është në rrezik në shumë vende evropiane, si pasojë e presioneve politike dhe ekonomike mbi organet e informacionit, rënies së standardeve profesionale, shtimit të rasteve të autocensurës, madje edhe sulmeve reale fizike të dhunshme ndaj gazetarëve.

Kontinenti evropian rezulton të jetë në vend të dytë ndër rajonet e botës sa i përket ritmit të rënies së lirisë së shtypit në dhjetëvjeçarin e fundit. Kjo është rënduar edhe nga rënia progresive e interesit dhe besimit ndaj medias nga qytetarët. Në këto kushte, është shtuar veprimtaria e shumë shoqatave që merren me çështjen e lirisë së shtypit, por ajo vështirësohet nga fragmentarizimi i dokumentave, fakteve dhe ankesave.

Këtë problem mundohet të zgjidhë “Resource Centre”, një platformë online, që mund të aksesohet nga kushdo, që synon të mbledhë, përzgjedhë dhe katalogojë çështje që kanë lidhje me lirinë e shtypit në Evropë.      
Ndër materialet që janë hedhur këtu kohët e fundit, psh paraqitet një raport i OSBE-së lidhur me pasojat e propagandës në konfliktin ukrainas dhe një analizë e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë lidhur me proceset gjyqësore penale kundër gazetarëve në vend.

Nga ana tjetër, paraqiten mundësi formimi profesional, të tilla si dy kurse online lidhur me Etikën dhe Sigurinë ose Shpifjen. Gjithashtu, këtu pasqyrohen edhe kontaktet e përditësuara për qendrat që u ofrojnë mbështetje gazetarëve të kërcënuar, ndër të cilit më i fundit është “Kosovo Free Help Line” i Kosovës.

“Resource Centre” do të funksionojë edhe si një instrument rrjeti në internet, pra duke mundësuar shkëmbimin e njohjeve dhe përvojave nga gazetarë të vendeve të ndryshme, si dhe krijimin e rrjeteve, jo vetëm ndërmjet përdoruesve të tij, por edhe me pjesëmarrje të institucioneve apo shoqatave që sjellin informacion nga burime të sigurta dhe të kontrolluara. Në këtë drejtim sjell kontribut edhe platforma e “crowdsourcing”, që është pjesë përbërëse e projektit, e cila jep mundësinë që të sinjalizohen dokumenta dhe ankesa të ndryshme nga gazetarët dhe organizatat në Evropë.
 
logo observatori per arkiv*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio dei Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja. com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian






Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit

Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit