Rasti i infeksionit sot në Fier lidhet me një grua të moshuar nga Libofsha që ishte e shtruar në QSUT, ku edhe është prekur me COVID. Ndërkohë që tamponi i është bërë edhe burrit të saj që në testin e parë rezultoi negativ. Nuk ka persona të tjerë në familje të prekur. Gruaja e infektuar po mjekohet në banesën e saj në Fier. E moshuara ishte kuruar nga leucemia në QSUT, ashtu si rasti i një ditë më parë, ku një tjetër grua nga Patosi që kishte dalë nga ky repart rezultoi e infektuar me COVID.
Lajmi kryesor:
57 raste të reja/ QSUT-ja vatra më e madhe me COVID! Pas 11 rasteve te Hematologjia, infektohet dhe spitali Francez! Ministria i rikthehet masave: Kush mundet, të punojë nga shtëpia











