Një 'El Clasico' e blinduar për të prishur balancat, sonte në 20:00 luhet Barcelona-Real Madrid

Një 'El Clasico' e blinduar për të prishur balancat, sonte në 20:00 luhet Barcelona-Real Madrid

Sonte luhet një “El Clasico” për të prishur balancat në La Liga. Barcelona pret Real Madrid në “Camp Nou” duke nisur nga ora 20:00 në një ndeshje që duhej të ishte zhvilluar që në 26 tetor por u shty  për shkak të tensioneve në Katalonjë. Edhe në prag të këtij dueli tensioni mbetet i lartë por rreth 4 mijë agjentë do të angazhohen për të ruajtur rendin ndërsa skuadrat kanë qëndruar në të njëjtin hotel.

Skuadrat vijnë në klasiken e sotme në një gjëndje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Të dyja bashkëkryesojnë La Ligan me nga 35 pikë ndërsa në përballjet zyrtare në kampionat kemi një barazi totale ku Reali dhe Barça kanë fituar nga 72 ndeshje respektivisht dhe 34 përballje janë mbyllur në barazim . “El Clasiso” e sotme luhet për të prishur balancat dhe për tu shkëputur në kryesim.

Katalanasit do zbresin në fushë me formacionin më të mirë dhe me MSG-në pra treshen sulmuese Messi-Suarez Griezmann. Edhe Zidane ka një grup të kompletuar pavarësisht mungesave të Hazard e Marcelo. Benzema do udhëheqë sulmin i mbështetur nga Bale e Isco. Megjithatë mund të jetë edhe ndeshja e brezit të ri dhe nuk është çudi që në fushë të jenë lojtarë si Ansu Fati, Vinicius Junior e Rodrygo.

“Futbolli duhet të bashkojë e jo të ndajë. Ne duhet të mendojmë vetëm për 90-të minutat e fushës së lojës” ka deklaruar trajneri i Barcelonës Valverde ndërsa Zidane është shprehur:” Njerëzit duan vetëm të shohin ndeshjen e futbollit dhe pjesa tjetër nuk më intereson.Mua më duhet të merrem me pjesën e futbollit pasi ne jetojmë për ndeshje të tilla”. Në një Barça-Real spektakli është i garantuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë