Një provë e vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit "Memorial Sloan Kettering" në Nju-Jork tek të 18 pacientët tumorët u zhdukën përfundimisht. Ai tha se kjo ishte "hera e parë në historinë e kancerit".
Edhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë.
Pacientët që morën pjesë në provën me Dostarlimab, kishin bërë më parë trajtime të ndryshme, por nuk kishin arritur të shëroheshin. Pacientët raportuan për pak ose aspak efekte anësore nga ky mjekim.
Mjekimi identifikon qelizat e kancerit duke lejuar sistemin imunitar të trupit t'i shkatërrojë ato në mënyrë natyrale.
Disa ekspertë thonë se nevojitet një provë më e madhe.
"Ajo që unë me të vërtetë do të doja të bënim është një provë më e madhe, në të cilën ky ilaç të përdoret në një mjedis shumë më të larmishëm për të kuptuar se cila do të jetë shkalla reale dhe e vërtetë e përgjigjes ndaj mjekimit”, tha për NPR Dr. Hanna Sanoff nga Universiteti i Karolinës së Veriut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri shkakton rreth 10 milionë vdekje në vit./DW
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 968
Lajme të tjera
-
OBSH paralajmëron: Kujdes, gripi i shpendëve po shpërndahet te gjitarët! Bota të përgatitet për një pandemi
10 Shkurt, 18:01
-
OBSH dërgon mjekë dhe furnizime në zonën e tërmetit në Turqi dhe Siri, synon ndihmë për 400 mijë njerëz të prekur nga tërmetet
10 Shkurt, 17:11
-
Ekipet e shpëtimit në aeroportin e Stambollit, të gjithë gati për të ndihmuar
7 Shkurt, 14:55
-
Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!
30 Janar, 14:45
-
Çfarë roli luan reduktimi i dëmit në jetën tonë të përditshme?
30 Janar, 10:30
-
OBSH kërkon ‘veprim të menjëhershëm’ pas vdekjeve nga shurupi i kollës! Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022-it, shkak dyshohen ilaçet e kontaminuara
24 Janar, 13:49
-
Rritja e numrit të rasteve me variantin më të transmetueshëm të COVID, OBSH rekomandon mbajtjen e maskave në aeroporte
10 Janar, 21:14
-
Kosovë/ Dhjetë të vaksinuara kundër kancerit të qafës së mitrës
8 Janar, 10:10
-
OBSH akuzon Kinën për manipulimin e shifrave mbi vdekjet e shkaktuara nga COVID: Ka vonesa në raportimin e të dhënave
7 Janar, 17:29
-
Gripi stinor, çdo ditë 170 të sëmurë në urgjencën e Elbasanit! Shefi i urgjencës: Distancim, si për pandeminë ‘Covid-19’
7 Janar, 15:56
-
Vendet e BE-së rekomandojnë "fuqishëm" testimin e detyrueshëm për udhëtarët nga Kina
5 Janar, 22:28
-
Koncesionet PPP në shëndetësi, në një vit marrin 34% më shumë fonde se trajtimi i të sëmurëve me kancer! Blushi: Prioritet pasurimi i Manastirliut
27 Dhjetor 2022, 07:44