Një foshnjë me peshë mbi 5.1 kilogramë ka ardhur në jetë me lindje natyrale në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", në një lindje që tërhoqi vëmendjen për peshën e vogëlushit.

Marios është fëmija i tretë i familjes dhe lindi i shëndetshëm, duke sjellë gëzim për prindërit. Sipas njoftimit të spitalit, edhe nëna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së bashku me të porsalindurin po kalojnë momentet e para pas lindjes.