Një grup anëtarësh të LSI-së i bashkohen PS-së, Gjiknuri nga Vlora: Rritet mbështetja për familjen tonë të madhe

Një grup anëtarësh të LSI-së i bashkohen PS-së, Gjiknuri nga Vlora: Rritet mbështetja për familjen tonë të madhe

Damian Gjiknuri në Vlorë

Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së,, ka vendosur që të largohet nga ky subjekt politik, duke ju bashkuar Partisë Socialiste.

Kështu ka bërë me dije drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri, i cili shkruan se bilanci i punëve të mira të bëra, janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.

Gjiknuri shkruan se rritja e mbështetjes për familjen e madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës

‘Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.’- shkruan Gjiknuri.

 

Më parë edhe 112 gra në Berat janë larguar nga LSI dhe i janë bashkuar PS-së. Rrjedhjet nga LSI nisë me largimin e ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, dhe më pas ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica të cilët iu bashkuan PS-së.

M.Q./Shqiptarja.com

Komente

  • Tan: 27/02/2021 05:06

    Cimi selami hajdit I pronave tani shoh Artna Licaj nga PD e Kollozit tek LSI e Selamit tani tek PS hajd I pronave ne Panaja e Uje te Ftohte tani print Kollozin to bashkohet PS te plotesohet skuadra e hajdutve plehra te te gjitha ngjyrave bashkohuni

  • Eri: 26/02/2021 21:18

    Sa mire, si duket kjo kuader te reformes me te madhe asaj te unifikimit te te korruptuarve dhe banditeve ne nje familje, ate te madhe, PS!

  • Eir: 26/02/2021 21:10

    Kur jan me lesheline i quani llum.kur ju vijne ne dere i beni heronj. Politika shqiptare eshte e gjitha llum nga damjan mafja dhe company.

  • tosi: 26/02/2021 19:29

    Ky eshte nje lajm vertet i gezuar pas grave te Beratit qe braktisen lesheline. Tani filloi Vlora , neser Durresi, pasneser Korca derisa te shkermoqet ky sekt naziskin hajdutesh dhe sharebajgash te haremit famekeq te Jales . Doktoresha horoskopike leshelike babaxhike me 25 prill per skrap.

  • Vlore: 26/02/2021 19:25

    Ti thote ndonje aty afer PS Rames se keta qe po i mbledh Damiani mga LSI jane komplet lli shoqerise ne Vlore.e ne ketej i themi ti kesh miq te prishin pune ti kesh armiq te hane M...si Tan Licaj me Mond Pinokun

  • kujtimi: 26/02/2021 19:19

    IKU PER LESH DHIE,,PARTIA ME E DEGJENERUAR E PLANETIT,,,dhe me hajdute,,,vafshi ne ferr monika dybeku,,dhe ilir floriri...

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës