Një grup i vogël protestuesish janë rimbledhur para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj, ndërsa gjatë incidenteve është lënduar edhe një gazetare. Një prej protestuesve kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe hartimin e një Kushtetute të re, duke akuzuar Ramën dhe Berishën se kanë krijuar një sistem që nuk përfaqëson qytetarët.
“Ne jemi këtu se këtij vendi i duhet dhënë një drejtim tjetër. Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një Kushtetutë e re. Sali Berisha dhe Rama duhet të zhdukin Kushtetutën e vitit 2008. Këta që janë në Kuvend nuk na përfaqësojnë. Ata nuk na përfaqësojnë, nuk i kemi zgjedhur ne, i kanë zgjedhur kryetarët e partive. Gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për Shqipërinë, që shqiptarët të mos vuajnë e të mos ikin më. Ky është atdheu i vetëm që kemi”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tkurret protesta, vetëm një grup i vogël para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, shpërndahen me ujë











