Një grup myslimanësh protestë para KMSH: Të largohen forcat gyleniste

TIRANË-  Forumi Mysliman Shqiptar gjatë një proteste të organizuar këtë të premte, akuzoi komunitetin Mysliman të Shqipërisë të cilët i quan gyleniste, se po ndërhyn në zgjedhjet e këshillave të xhamive dhe myftinive të vendit. Sipas tyre ndonëse ky proces në një pjesë të madhe të vendit ka mbaruar, asgjë nuk është bërë publike deri më tani.

“Në shumë xhami nuk janë zhvilluar fare zgjedhjet për këshillat. Në shumë raste Imami i xhamisë i ka zgjedhur vetë antarët e këshillave duke plotësuar procesverbalet pa bërë zgjedhje fare. Janë penalizuar xhami të shumta të mos për të mos përfaqësohen në mbledhjen për këshillat e myftinive me pretekstin e vonesës së sjelljes së dokumentacioneve ose se nuk kanë imam të emëruar”, tha aktivisti, Floriar Arapi.

“Nuk kemi ardhur vetëm shkeljet e tyre që janë haptuzari. Do mblidhen, do vendosen në një dosje, do argumentohen dhe do përballen me gjykatën. Ne si mysliman i japim shinin gjykatave shqiptare që të marrin në dorë me seriozitet dosjen që do ju paraqitet me të gjitha shkeljet që kanë bërë në zgjedhjet e KMSH  ”, tha Sokol Kontakçi, kryetar i lidhjes së hoxhallarëve të Shqipërisë.

Duke i akuzuar edhe për humbjen e shumë pronave që i takojnë myslimanëve, ata kërkuan largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktuale të KMSH-së.

“Mungesa e transparencës se si menaxhohet KMSH, në veçanti pronat vakëf të saj, për të cilat janë ngritur shqetësime të vazhdueshme për shitje dhe abuzime, e rëndojnë edhe më shumë gjendjen aktuale të drejtuesve “gylenistë”. Forumi Mysliman kërkon me forcë që ata ti japin fund uzurpimit të paligjshëm të institucionit dhe të ja kthejnë atë besimtarëve mysliman”, tha Fisnik Syla, Kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, të ndarë si gylenistë e erdoganistë kanë vite që janë në konflikt dhe ky debat duket se po mban peng edhe inaugurimin dhe hapjen e xhaminë e namasgjasë e cila është ndërtuar pranë rrugës së Elbasanit.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet për kreun e ri të komunitetit Mysliman, që aktualisht mbahet nga Bujar Spahiu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 23/02/2024 19:39

    Po ky me fustane bardh ca rrace eshte se shqiptar nuk esht Mos eshte gj hoxh arabie

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2023 01:49

    Keni dale te kerkoni /BABEN/ dhe ju /Haxhi Qamile/ te shek XXI ?! Sa leke u ka paguar sulltan Erdogani qe te dilni aty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja