Pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një grup pedagogësh të mbledhur nga ish këshilltari i Berishës Ermal Hasimja, i janë bashkuar sot protestës në Tiranë për të dalë në krah të protestuesve. Mes tyre janë edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha, si edhe shumë figura të tjera të atashuara me Partinë Demokratike.
Pedagogët u mblodhën fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, me thirrjet “Dorëheqje”, “Polici e Shtetit, jo e pushtetit” dhe “Hiqni kapelet”. Me të mbërritur para godinës së qeverisë, ata përmbysën 12 karriget që Rama kishte vendosur pak më herët në formë rrethore, si një ftesë simbolike për dialog, ndërsa grisën edhe pankartat me mbishkrimin “DIALOG”.
“Mora vesh që kryeministri ka vendosur disa karrige para Kryeministrisë dhe thotë se na pret për dialog. Kryeministër, pedagogët s’kanë dialog me ju. Me ju kanë dialog studentët. Zgjidhini problemet me studentët. Ne jemi me studentët, nuk ka komunikim me pedagogët”, tha Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë.
Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i Ramës nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Edhe mikrofoni për të parashtruar qëndrimin e pedagogëve, iu la po ashtu një tjetër figure të lidhur më parë me Berishën. Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, i cili ka qenë ish-zyrtar i SHIK gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Ai akuzoi qeverinë se nuk u është përgjigjur kërkesave të sindikatës dhe studentëve, duke thënë se një qeveri që nuk u përgjigjet protestuesve paqësorë duhet të presë revolta.
“Qeveria, me gjithë kërkesat që kemi bërë edhe ne si sindikatë që në mars të këtij viti, nuk ka denjuar të përgjigjet zyrtarisht. Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi as studentët, as lëvizjen që më 31 maj, kur nuk u përgjigjet protestuesve paqësorë, duhet të presësh protesta të revoltuara.
Fatkeqësisht, qeveria dhe kryeministri, në vend që t'u përgjigjen protestuesve paqësorë, sot u janë përgjigjur me dhunë, nëpërmjet organeve ligjzbatuese. Ne kemi parë edhe sjellje që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Ne kemi vendosur që në mënyrë simbolike të bëjmë marsh kundër dhunës së policisë dhe të shprehim solidaritetin tonë me studentët. Dhe, siç është theksuar edhe gjatë lëvizjes katërmujore, e cila nuk është dëgjuar nga pala tjetër, sot jemi në situatën kur duhet një zgjidhje. Kjo zgjidhje duhet të vijë nga politika. Nëse politika nuk është e zonja, t'u hapë rrugë pesë kërkesave që kemi paraqitur dhe zgjidhjes politike”, tha ai.
Kovaçi njoftoi se pedagogët do të vijojnë të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Universitetit Politeknik, në shenjë solidariteti me studentët.
“Me grupin e sindikatës kemi diskutuar se cili është qëndrimi ynë në vijim. Mbështesim studentët. Qëndrimi i dytë është se bëjmë mirë të mblidhemi çdo ditë në orën 10:00, që të shprehim solidaritetin tonë me studentët. Kjo do të ndodhë derisa të jetë e nevojshme. Çdo ditë, në orën 10:00, do të jemi para Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha Kovaçi.
Të tjerë pedagogë akuzuan policinë për dhunë ndaj studentëve, ndërsa këta të fundit iu bashkuan protestës te Kryeministria.
Në protestë u panë edhe figura të tjera të atashura pranë PD-së, si ish-anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanta Jupi, ish-kandidatja për deputete Ilirjana Kuçana apo Ardian Isufi, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ndërsa peticioni është firmosur edhe nga deputetja e PD, Ina Zhupa apo ish-deputetja Sorina Koti.
5 kërkesat e pedagogëve
1. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
2. I bëjmë thirrje policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit që të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojë të zbatojë urdhëra të paligjshëm. Mos harroni se ata që ju japin këto urdhra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju që jeni dokumentuar nga filmimet e qytetarëve dhe mediave.
3. I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë që të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve, njësoj siç respektohen të drejtat e qytetarëve në vendet tuaja.
4. I bëjmë thirrje protestuesve që të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private për t’i hequr çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.
5. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, që njësoj si në 1991 t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre. Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë.
Lajm në përditësim....
Një grup studentësh i bashkohen protestës së pedagogëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Pedagogët tentuan një marshim, por qëndruan para Kryeministrisë, ku iu bashkuan edhe studentë.
Një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës së studentëve dhe marshuan para kryeministrisë. Një pedagoge e Universitetit të Tiranës tha për Report Tv se studentët përballen me vështirësi ekonomike, tarifa të larta dhe mungesë infrastrukture, ndërsa kritikoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për heqjen e bursave për studentët që përfshihen në akte dhune në protesë.
“Jam pedagoge në Universitetin e Tiranës. Nuk kemi vendosur sot, kemi qenë që në ditën e parë me ta. Sindikata ka dhënë deklaratë që më 15 tetor. Kërkesat e tyre janë kërkesat e të gjithëve ne. Kushtet e studentëve shqiptarë nuk krahasohen me kushtet e kolegëve të tyre nëpër botë. Me 100 euro duhet të jetojë një student. Ai del dhe thotë: ‘Do t’u heq edhe bursat’. Me çfarë të drejte? Kush është ai?
Problemet që kanë studentët janë probleme ekzistenciale të çdo familjeje shqiptare. Nuk e përballojnë jetën në Tiranë e në rrethe. Taksat janë shumë të larta, nuk kanë infrastrukturën e duhur shkollore. Janë të detyruar ose të marrin rrugët e botës, ose të dalin në rrugë. Intelektualët s’duhet t’i lëmë të dalin në rrugë, por duhet t’i vlerësojmë me atë çfarë u takon”, tha një pedagoge nga Universitet ii Tiranës për Report Tv.
Një tjetër pedagog, nga një universitet katolik në kryeqytet, akuzoi policinë për përdorim të dhunës ndaj studentëve gjatë protestave, duke pretenduar se janë goditur edhe grupet e ndihmës së shpejtë.
“Jam pedagog pranë një universiteti katolik në Tiranë. Dikur studentët morën në dorë fatin e tyre. Në të gjitha këto ditë që kemi parë dhunë represive, i kemi parë ata të përndiqen në stilin e Gestapos në rrugicat e Tiranës. Për shkak të një pjese të dhunshme të protestës, janë tmerruar studentët.
Studentët e mi kanë qenë pranë grupeve të ndihmës së shpejtë. Janë sulmuar me molotovë, ujë, gaz dhe plumba gome. Edhe në luftë nuk goditet ndihma e parë, ndonëse kanë ndihmuar edhe policë. Ata kanë marrë frikë nga represioni që iu është komunikuar dje nga kryeministri. Nuk e di me çfarë baze ligjore thotë se kush ka marrë pjesë në protestë do të dënohet. Ky është represion, kjo është tentativë e dështuar e shtypjes së problemeve. Nuk ka diskutim me dhunuesit”, tha ai.
Drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim, Manjola Hasa, ka dalë para Kryeministrisë, ku janë vendosur karriget simbolike të dialogut, për të përsëritur ftesën e kryeministrit Edi Rama për diskutim me protestuesit. Hasa doli para Kryeministrisë ndërsa pedagogët po protestonin. Ajo tha se për studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të dialogojnë me kreun e qeverisë janë të mirëpritur dhe se dyert janë të hapura për ta.
“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura", tha Manjola Hasa.
Pedagogët bashkë me protestuesit kanë vijuar marshimin ku janë ndalur te Kryemimistria.
Me thirrjet “Poshtë diktatura”, dhe “Nuk ka dialog”, ata kanë përmbysur karriget ku ishin vendosur pankartat me mbishkrimin për dialog para Kryeministrisë.
Grupi i pedagogëve te Universiteti Politeknik i Tiranës ka vijuar marshimin së bashku me një grup protestuesish me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”.
Pedagogët iu bashkuan tubimit pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës në Tiranë. Mes tyre janë edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha.
Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, raportohet se kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i Ramës nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Peticionin e kanë firmosur edhe figura të tjera të atashuara pranë Partisë Demokratike.
-
ja dhe fytyra e Berishjaneve del perseri ne shesh. Xh
Përgjigju -
Ec o gjigand drejt shqiperise europiane. Pastaj kismet deri ne zgjelljet e tjera. Populli do te gjykoj jo keta njerzit jo normal
Përgjigju -
Dihet. ajo. pune. sa. te. jete. Sali.Berisha, hajduti. i. pronave. shkaktari i. 97. i. Gerdecit. i. 21. Janarit. ky. vend. do te. shkoje. me. keq
Përgjigju -
Epo duhet te terhiqet se duhet vije baba e saj e vjerri i tij nuk e kuptoj se pse duhetvte jete petagoge ajo apo se eshte vajza e tij,nuk I mjaftojne posteriori kan nga 2 deri ne tre vende punee te rijte mbarojne e nuk kan vende pune se i kan zene me tapi kto te previligjuarit
Përgjigju









Komente
Komento