Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit të Tiranës

Një hapësirë e re krejtësisht pa tym tek Parku i Liqenit të Tiranës

Ishulli Unsmoke quhet hapësira e re tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, për të gjithë qytetarët që duan të shijojnë ajër me të vërtetë të pastër gjatë shëtitjeve të pasdites apo të fundjavës.

Hapësira, e ndërtuar me mbështetjen e Philip Morris International në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, synon që të ndërgjegjësojë në lidhje me rëndësinë që ka zhdukja e tymit nga jetët tona, për veten dhe për ambientin.

“Simbolika e këtij ishulli lulesh në mes të mushkërisë së gjelbër të Tiranës, është largimi nga çdo lloj forme tymi në jetët tona.”, u shpreh Anis Brahimi Treni, përfaqësuese e Komunikimit e Philip Morris International në Shqipëri, “Përdorimi i biçikletave në vend të mjeteve motorrike të transportit, oksigjeni në vend të ndotjes dhe ajri në vend të tymit të cigares.”

Ishulli Unsmoke është pjesë e një fushate ndërkombëtare të Philip Morris International për të ndërgjegjësuar njerëzit që të zhdukin tymin e cigares, shkaktari kryesor i dëmeve tek shëndeti dhe njëherësh tek mjedisi.

“Ky ishte një frymëzim edhe për duhanpirësit e rritur, miqtë dhe familjarët e tyre, për të lënë cigaren. Historitë reale të njerëzve që na rrethojnë janë shtysa për të bëre këtë lëvizje pjesë të jetëve tona pa tym.”, tha Anis Brahimi Treni.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë për Zhvillimin e Qëndrueshmërisë Anuela Ristani kujtoi sesi dikur e njëjta hapësirë ishte e lënë pas dore dhe përdorej shpesh për të djegur.

“Akoma më simbolike është kjo hapësirë kur mendojmë se këtu më parë ka qenë një zonë e pushtuar nga tymi. Sot, është një hapësirë krejtësisht pa tym e “mushkërive të Tiranës”’.

Për të përmbushur deri në fund mesazhin për një të ardhme pa tym, ishulli Unsmoke është i pajisur me vende të reja parkimi për biçikletat dhe stola të rinj për të shijuar pamjen e gjelbër, të zbukuruar së fundmi edhe me lule.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Resmiu: 16/12/2021 00:39

    Po po, nje vend i rrethuar nga tymi qe nuk ka tym...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës