NJE HISTORI/"Stop" sjelljes së
rëndë të profesorëve të Arteve

NJE HISTORI/rëndë të profesorëve të Arteve">
Ky është një artikull i shkurtër që do të tregojë eksperiencën e një të riu, që kërkoi këtë vit të merte pjesë në konkursin e Univeristetit të Arteve dhe aplikoi në degën e medias dixhitale.

Une studjoj ne degën skulpturë-instalacion në Kanada. Djali i ri është miku im dhe e shoqërova për kafen ekspresive të atij mëngjesi, në ditën e dytë të konkursit, që ishte një ditë ashper. Në fakt, ajo ishte dita e dytë e konkurimit dhe miku im duhej të prezantonte dosjen.

Ai është nga qyteti i Shkodrës dhe ka ardhe ne Tirane me ëndrrën për të bërë art, edhe pse, ai bën art kudo që ndodhet, në çdo çast, mbi letër, në dërrasa, në trup dhe me trup. Kjo ndodh qoftë kur del për të takuar miq apo për t`u dëfryer. Por, këtë ditë të dytë të konkurimit, të riut i duhej të printonte 20-të foto për konkurim. Informacioni pranë zyrave të UA i kishte premtuar çdo aplikanti se mund t`i printojë me shumën 150 lekë të reja secilën foto në formatin A4. Studio e premtuar ishte diku pranë Stadiumit Dinamo dhe sa mirë, pasi ishte një ndihmë konkrete. Miku im, me mundim, i kishte mbledhur paratë që i duheshin për të kryer këto printime.

Vrapuam bashkë tek kjo studio dhe dhe në disa të tjera, por çdo pronar na tha se e tillë ofertë për aplikuesit liceist apo gjimnazist në UA nuk ekziston dhe çmimi është 350 lekë copa, madje na u tha se nuk është kryer asnjë lloj marrëveshje me UA. Kthehemi të shqetësuar, me vrull e me shpejtësi për tek akademia. Ishte një ditë e nxehtë. U pushtuam nga pluhuri dhe trafiku. Djali mendoi t`i tregojë fotot me anë të laptopit të tij, meqenëse nuk kishte asnjë mundësi tjetër, nuk kishte aq para sa të pagonte printimet e fotove. Futemi në sale, ku na presin organizuesit e konkursit të ulur në një tavolinë.

E shoqëroja mikun tim, sepse ka nevojë ta ndihmoj në një performancë. Dhamë emrat dhe bëjmë të ngjitemi një kat më sipër, na vjen një zë prej një nga organizatorëve. Ishte një zonjë e ulur e cila thërret: “Ku shkoni ju? Kush o kjo, badigardi joteee? I përgjigjem se emri im është Gia, nuk më lënë të futem brenda. Miku im hyn në një dhomë tejet të vogël, ku e presin 7-të vetë të ulur në tavolinë. Si ka mundësi kur mendon për gjithë sallat e mëdhaja të Akademisë dhe, studentët e rinj duhen pritur në të tillë mënyrë kaq torturuese dhe ankthndjellëse? Mendja më shkoi në ditët e konkurimit tim në Universitetin e Arteve në Toronto. Kam konkuruar në një dhomë të madhe, plot dritë dhe ndjesi arti.

Në këtë mjedis na prisnin dy profesorë, të cilët uleshin me rradhë në secilën tavolinë të vendosur në dispozicion për 10-15 studentë. Nuk po flasim për ndonjë luks apo kosto të lartë të organizimit të mjedisit konkurues atje, por thjesht për metodën mirëdashëse të organizimit dhe mikëpritjes. E largova mendjen nga konkurimi im dhe u ula të pres jashtë mikun tim. Pa kaluar 2 minuta, vetëm dy minuta, papritur shoh që hapet dera. Një tjetër grua nxjerr jashtë një pikturë të mikut tim dhe një zë i ashpër burri ulëret: “Dil jasht! Nuk ke format, kupto që nuk ke format. S`kemi kohë, NE, të merremi me ty!” Ngela e shtangur, e habitur, e fyer dhe mbi të gjitha nuk e kuptoja ç`po ndodhte. Isha në një mjedis artistik apo? E kam kaluar vetë procesin e aplikimit, ankthin, mundësinë e mospranimit, subjektivitetin e profesorëve etj. Por kurrë nuk do ta kisha imagjinuar një sjellje të tillë. Me çdo të drejtë shumë aplikuesë nuk pranohen mbasi kanë konkuruar në një shkollë arti, por një sjellje e tillë nga një profesor arti ishte gjëja e fundit që prisja dhe që kam parë ndonjeherë në jetën time të re.

E ngjarja vazhdon. I pashë të dalin një nga një profesorët e ndër ta njoh disa prej tyre por pa emër. E njëri nga ata, profesor i njohur dhe i ri, Ardian Isufi. Ky profesor ka një histori të veten, sepse është nga ata që përpara se të vendosi punët e tjerëve në një konkurs për të rinj, vendos të vetën. A thua se vazhdon të ketë nevojë për promovim. Gjithsesi, pasi profesorët dalin të gjithë një nga një e pyes mikun tim se çfarë kishte ndodhur? Ai mban kokën ulur dhe më thotë se nga nxitimi kishte harruar fishën e laptopit në lokalin ngjitur me akademinë dhe se edhe mbas lutjeve të tij deri në përgjërim, ata nuk kishin pranuar të prisnin 3 minuta e gjysëm. Dhe justifikimi ishte se diçka i priste, shumë e rëndësishme, dhe se, nuk e kishin gjithë ditën për Të. Shoku im i ishte lutur që në pamundësi të laptopit të kryente performancën e tij në pirografi por me urdhër i ishte kërkuar të Dilte Jasht! Unë vazhdoj të shtangem dhe të mos kuptoj nga gjithçka që po ndodhte. Në vazhdim lind pyetja e parë dhe e rëndësishme.

Çfarë i kushton një akademie të pranojë të rinj në klasat e saj, të paktën në vitin e parë, ku ata do të vihen në testimin e vërtet të ngarkesës akademike? Gjë e cila do të tregoj më qartë para profesorëve se cilët studentët të vitit të parë kanë dëshirën e çmendur për t`u bërë artistë dhe cilët jo, sepse do të lodhen nga mungesa e kreativitetit. Dhe lind pyetja e dytë edhe më e rëndësishme. Për ku, O profesorë të dashur e nisni, për ku e shtyni ju një të ri 18 vjecar, i cili do të bëj vetëm art dhe për më tepër në Shqiperi? Pyes edhe diçka tjetër. Sa vende të lira keni ju O zotërinj për talentet qe s`i`u kanë sjellë as mik e as para? Si detyrën e një qytetari të ri, e ndjeva të nevojshme ta shkruaj këtë artikull për të shfryrë jo vetëm mllefin tim por edhe për të shprehur atë që ka vite që ndodh në këtë vend. Ne e kemi keqkuptuar dhe vazhdojmë çdo ditë të keqkuptojmë fjalën “Kritikë”.

Ajo, të dashur artistë e profesorë të akademisë, nuk do të thotë ofendim, ulje e tjetrit, gjykim i sertë e as analizë denigruese apo kritikë negative mbi një vepër arti. Kritikë do të thotë të jetosh veprën e artit ose veprën e artit të tjetrit, të krijosh një sintezë midis asaj që sheh apo pe nga ajo që përjetove. Verbalizim i artikuluar i After-imazhit quhet kjo, e jo mbrapa-gjykim ose gjykim i mbrapsht! Prej kësaj lind kritika e vërtet, e cila në rastin e studentit e shtyn ta rishohë atë që ka krijuar dhe ta ndryshojë, përmirësojë dhe ta kuptojë me një sy tjetër. Çelsi është syri i tjetrit, syri yt profesor ose jo profesor, i cili më hap mua rrugën për te mënyra sesi ti i sheh gjërat. Por në Shqiperi paska pasë shumë rëndësi fjala e rëndë dhe goja e rëndë e atij që e nxjerr. E ne për këtë punën e gojës kemi shumë shprehje popullore.

Epilogu
Unë dhe i miku im, tek dalim të pimë një cigare, shohim që profesorët barkrëndë të akademisë, tek-tuk në mesin e tyre ndonjë grua hijerëndë, janë të ulur në lokalin përball akademisë, për të drekuar në fund të gushtit, në një tavolinë me gjellëra të rënda meksikane. Kjo ishte ajo, që profesorët nuk kishin kohë, për të parë me më shumë durim e me pak sakrificë konkurimin e mikut tim. Le ta bënin këtë akt dhe pastaj le ta vlerësonin pozitivisht apo negativisht.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?