Shuhet Kadare/ Shqipëria e Kosova në zi, nesër homazhe publike nga ora 09:00 - 12:30 në TKOB! Në ceremoninë shtetërore të varrimit krerët e shtetit e diplomatë

Sot dhe nesër, Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri është ulur në gjysmë shtizë, ndërsa vendimi për zi kombëtare u mor me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë Kosova ka shpallur 3 korrikun ditë zie kombëtare. 

Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet publike do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit nga ora 09.00-11.00 dhe nga ora 11.30 deri në 12.30. Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nis Kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Në orën 13.00 të 3 korrikut çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe. Radio Televizioni shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.

Ftesat
Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga kryeministria për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, do t’i drejtohen ftesa drejtueseve më të lartë të institucioneve në vend. Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë. Gjithashtu do të jenë prezentë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti. 

Një ftesë do tju drejtohet gjithashtu, deputetëve, kryetarëve të bashkive, prefektëve, përfaqësuesëve të komuniteteve fetare, përfaqësues të shtëpive botuese, anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut. Kadare pësoi "arrest kardio-respirator", në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë. 

Lindur më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Gjuhë – Letërsi në Tiranë, më pas dy vjet vjet studime në Moskë në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", Kadare është përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë dhe përkthyer në 45 gjuhë. Vitet e fundit I ndau mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkrimtari së fundmi mori dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.  Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015.  Autor i 71 veprave, ai shquhet kryesisht për prozë, por me kontribut edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Homazhet publike në nder të Kadaresë, nisin nesër ora 09:00 tek TKOB, në 12:30 përcjellja për në banesën e fundit në Tufinë

1719928704_ismailkadare.jpg

Nesër do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88 vjeçare.

Siç bëhet me dije homazhet publike do të nisin nesër në ora 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Më pas në orën 11:30 do të nis ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 do të nis kortezhi për përcjelljen e Kadares drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja