Një i vdekur dhe 6 të plagosur! Arrestohet shoferi i 'Benz'-it që u përfshi në aksident mbrëmë në Tapizë

Arrestohet shoferi i makinës tip 'Benz' që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin me vdekje në Fushë Krujë. Policia njofton se është arrestuar H.Sh. 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Tapizë duke drejtuar makinën tip "Benz" u përplas me një "Volkswagen"  dhe më pas me autobusin e udhëtarëve nga Shkodra. 

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend  drejtuesi i makinës tip "Volkswagen"  F.Xh. 59 vjeç, si dhe  kanë mbetur të dëmtuar udhëtarët në autobus dhe " Volkswagen" V.Xh., A.Xh., R.D.,M.D., T.Gj., K.Gj., T.L. dhe Xh.L.,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Ky aks është një nga problematikët, me mungesë sinjalistike rrugore dhe ndriçimi, ku mësohet se vetëm vitin e fundit janë regjistruar mbi 10 aksidente, e megjithatë, pavarësisht kësaj nuk është marrë ende asnjë masë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet