Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.
“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë. Një person është vrarë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.
Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.
“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, tha të premten se Rusia e ka rinisur fushatën sistemike të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, por shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës është e përgatitur më mirë këtë vit sesa vitin e kaluar.
Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kryen sulme të vazhdueshme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës, duke i lënë miliona njerëz pa rrymë, ngrohje dhe ujë për kohë të gjatë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40%
-
Të ndarë
49.5%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1314
Lajme të tjera
-
Helmohet gruaja e kryeagjentit sekret të Kievit
28 Nëntor, 11:25
-
Dhjetë persona të vdekur nga stuhitë në Ukrainë, mijëra të tjerë shpëtojnë nga Odesa
28 Nëntor, 11:11
-
Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan
28 Nëntor, 10:58
-
Vladimir Putin rrit shpenzimet për ushtrinë, firmos buxhet rekord për mbrojtjen
27 Nëntor, 22:32
-
Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin
27 Nëntor, 21:38
-
VIDEO/Stuhia 'apokaliptike' godet Krimenë, era arrin shpejtësinë 144 km/orë
27 Nëntor, 20:13
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë
27 Nëntor, 12:58
-
VIDEO/ Stuhia godet Rusinë, 500 mijë njerëz pa energji elektrike
27 Nëntor, 11:26
-
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë tankesh në Rusi! Videot bëhen virale në rrjetet sociale
27 Nëntor, 10:25
-
Një mobilizim i dytë? Rusia ka problem me ushtarët në Ukrainë
27 Nëntor, 08:53
-
Ukraina sulmon Rusinë me dronë, 1 i vdekur e disa të plagosur, mbyllen 3 aeroporte
26 Nëntor, 15:12