Një i vrarë gjatë konfliktit për pronën mes kushërinjve në Lushnje, 'arrest në burg' për Kastriot Hasallën, i vëllai: Mëshirë, jo burgim i përjetshëm

Kastriot Hasalla i vetëdorëzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në Lushnje, ka dalë sot para Gjykatës së shkallës së parë ku i është komunikuar masa arrest në burg.

Vëllai i tij Jonus Hasalla ka kërkuar që të tregohet mëshirë për të e të mos dënohet me burgim i përjetshëm. Ndërkaq deklaroi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim.

“Dua mëshirë jo me burgim të përjetshëm por edhe pala tjetër e ka viktimën sepse dhe ai u fut në dhe djalë i ri dhe ai. Edhe ai bir nëne është ka lënë një fëmijë dhe një grua dhe se dëshiroj kurrë që të shkonte në atë fazë po kjo punë arriti. I tremben hakmarrjes se çfarë nuk bën vaki. Unë nuk e di se kur do të vijë vdekja se po ta dija do thoja hajde më merr mua. Skam kontaktuar me palën tjetër. Do shkoj të kontaktoj, le të më vrasin, nesër apo pasnesër do shkoj, duart do i lidh sipas zakonit do i then më vra ose mi zgidh, do shkoj ta ngushëlloj. Po të dojë të më vrasë po do shkoj”, tha ai.

Kastriot Hasalla është dorëzuar pas tratativave dhe ndërmjetësimit të drejtorit të policisë së Qarkutit Fier, Ferdinand Mara. 49-vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Autori i tretë i krimit në Lushnje, u arrestua në disa zona të fshatit Garunjas, ku ishte fshehur në disa banesa,

Konflikti mes kushërinjve për pronën në Lushnjë në fshatin Garunjas, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Viktimë mbeti Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.

1628067839_kastriothasalla.jpg

Kastriot Hasalla

1628068515_1627561342ViktimaRomeoHasalla.jpg

Viktima Romeo Hasalla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atdheu: 04/08/2021 11:25

    Vrasësi kërkon mëshirë? Kjo tregon se sa të ndyer janë kriminelët. Këtë duhet therrë si derrin, për të mos ndodhur vrasje në 100 vitet e ardhshme. Nëse ju duhet një kasap e keni adresën Time...Ta therri derrin me rob e fëmijë....Nuk i duhet Shqipëris ky gjak i qelbur ( Nuk kërkoj ndonjë shpërblim për të therrë komplet familjen, nëse më lejohet të ju pëshurrë në gjakun e flliqur).

    Përgjigju
    • LALA: 04/08/2021 16:41

      Nuk e ke keq.Nja dy-tre varje nuk do qe keq.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja