TIRANE - Një 43 vjeçar italian rezulton i zhdukur që nga qershori i vitit 2013 në vendin tonë. Motra e tij, Barbara Pegan, përmes “Shqiptarja.com” bën apel për ndihmë nga kushdo që mund të ofrojë informacion për të afërmin e saj, përmes publikimit të lajmit të zhdukjes së tij.
Italiani Ivan Angelo Pegan, 43 vjeç, rezulton i zhdukur që prej 22 qershorit të vitit 2013, në zonën e Kamzës në Tiranë. Sipas denoncimit të së motrës, 43 vjeçari ka qenë me siguri në Tiranë në periudhën nga data 15 deri më 22 qershor 2013, dhe që nga ajo datë nuk ka më asnjë gjurmë të tij.
Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë prej kohësh edhe në emisionin " Chi l'ha visto? " në televizionin italian Rai 3. Nga të dhënat që përcjell e motra, ai është rreth 170 cm i gjatë, me sy gështenjë dhe me një tatuazh në parakrah.

(Në foto: Ivan Angelo Pegan, 43 vjeçari italian i zhdukur në Tiranë)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com