Janë 404 subjekte të penalizuar dhe 10.500.000 lekë mallra të konfiskuara pas një kontrolli me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatimeve në qytetin bregdetar. Drejtoria e Hetimit Tatimor në harkun kohor prej 7 ditësh ushtroi kontroll në subjektet private në zonën e plazhit Durrës, lidhur me regjistrimin e këtyre subjekteve në organin tatimor, deklarimin e punonjësve, instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale, dokumentimin e mallrave si dhe afishimin e çmimeve.
Pas aksionit të ndërmarrë nga ana e tatimeve u arrit të licensohen 159 subjekte të reja në QKR, çfarë do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.
Gjatë inspektimit u konfiskuan 20.000 mijë shishe birrë pa faturat përkatëse, 3.600 shishe me pije të akcizës si dhe asete te luajtshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se këto operacione do vazhdojnë të shtrihen në të gjithë zonat turistike të vendit dhe do konfiskojmë çdo pajisje jofiskale, çdo mall pa faturë si dhe do penalizohet çdo subjekt që nuk lëshon kupon tatimore dhe ka të përfshirë në aktivitetin e tij, punonjës të pasiguruar.
Në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për certifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e certifikuara do kenë logon e dy institucioneve.
Tërheqim vëmendjen të gjithë subjekteve tregtare që të respektojnë me korrektësi legjislacionin tatimor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com