Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës

Pas një jave nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, publikuan prova të reja nga ekzaminimi i mjeteve ushtarake që u sekuestruan pas aksionit që pasoi vrasjen e efektivit të shpallur dëshmor Afrim Bunjaku..

Në një konferencë për media Sveçla, tha se sipas provave të mbledhura Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë. Sveçla shtoi se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiçit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla

Bashkë me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha prezantuan pamje të nxjerra nga dronët e sekuestruar, që tregojnë sulmuesit serbë duke u përgatitur disa ditë para sulmit të 24 shtatorit. Ai tha se provat e paraqitura me video dëshmojnë “përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, shtoi se grupi që e kreu sulmin ishte trajnuar për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe. Ai tha se sulmuesit planifikonin ta hapnin "një kanal të gjatë nëntokësor" nga Banjska deri në Serbi, për "furnizime nga shteti serb".

Gjithashtu u publikua edhe videoja që tregon momentin e vrasjes së oficerit Afrim Bunjaku, nga grupi terrorist serb që organizoi sulmin në komunën e Zveçanit.

I pyetur nëse manastiret janë përdorur si depo armësh serbe, Sveçla tha se ata në vazhdimësi kanë mbështetur të gjitha veprimet e ekstremistëve serbë, dhe se një pjesë e armatimit është gjetur në objektet e këtij manastiri".

Të premten, Millan Radoiçiçi mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe. Nga ana tjetër Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

1696170081_37994115110678738645706533650211322565394171n600x360.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Prania e 5 mijë trupave të NATO-s në Kosovë garanton mospërhapjen e konfliktit

1696193219_stevo.jpg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion vendase, tha se prezenca e 5 mijë trupave të NATO-s në Kosovë është një garanci që kriza nuk do të përhapet në rajon dhe është mirë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, kështu që mund të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë midis ushtrive të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti maqedon Pendarovski vlerëson se pa trupat e NATO-s në Veri, konflikti do të ishte i përhapur.

“Ka pasur situata të ngjashme edhe më pare, pa trupat e NATO-s atje, konflikti do të ishte përhapur. Së pari, do të kishte ka qenë një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrive dhe policisë së Serbisë dhe Kosovës dhe më pas kjo do të ishte përhapur në rrethinë”, tha Pendarovski.

Ora 22:27
Gërvalla: Dronët e konfiskuar të teroristëve dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin në Veri të Kosovës

1696192207_donikagrvalla.jpeg

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet e publikuara nga  ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në të cilat tregohej se serbët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb. 

Sigurimi i pamjave është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.

 

Ora 20:52
Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit në veri

1696186310_ggggg.jpg

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se rreth 200 ushtarë do të dërgohen në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës.

Sekretari Shapps tha se kërkesa për dërgimin e trupave paqeruajtëse u bë nga Komandanti Suprem i NATO-s.

“Ka pasur një kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, u tha Shapps aktivistëve të partisë së tij, raporton gazeta britanike “Mirror”.

Ai tha se batalioni prej rreth 200 ushtarëve do t’i bashkohet 400 ushtarëve burra e gra britanikë që tashmë ndodhen në Kosovë.

“Në ditët në vijim, qindra ushtarë nga Batalioni i Parë Regjimenti Mbretëror Princesha e Uellsit do t’i bashkohen 400 ushtarëve burra e gra britanike që tashmë janë në Kosovë. E di që ushtarët tanë do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, tha Shapps.

Sekretari britanik i Mbrojtjes ka vlerësuar se ushtarët do të ndihmojnë të qetësohen raportet e tensionuara duke ofruar siguri për të gjithë.

“Dislokimi i shpejtë i trupave në Kosovë është një demonstrim i fuqishëm i aftësive dhe ekspertizës së pashembullt të forcave tona të armatosura. Ato do t’i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke ndihmuar në qetësimin e tensioneve në rritje në rajon dhe duke i mbajtur të gjithë popujt të sigurt”, tha Shapps.

Ora 19:48
VIDEO/ Kurti nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri. Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, ku nënkuptohet se sulmet kanë pasur mbështetjen e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka deklaruar Kurti në rrjetin social X- ish-Twitter).

Pamjet u publikuan sot edhe në një konferencë në të cilën dhanë detaje rreth sulmit Drejtori i Policisë dhe ministri i MPB-së.  Ai ka thënë të dielën se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”.

Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army's key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee

— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023

 

Ora 18:48
Takimi Kurti-Sarrazin, dikutime për situatën e sigurisë në Kosovë: Serbia të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht

1696178722_KJNSAD.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar për sulmin terrorist të grupit serb në veri të Kosovës.

Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka deklaruar se hetimet faktojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni, derisa ka bërë thirrje që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht.

“Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiç, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se me këtë rast u tha se, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë. Kurti ka falenderuar Sarrazin për vizitën dhe për angazhimin e tij në këtë çështje.

Ora 18:32
Vuçiç kundër deklaratës së SHBA, mohon grumbullimin ushtarak në kufi me Kosovën: Fushatë gënjeshtrash ndaj vendit tim

1696177915_vucic32.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi të dielën raportet e SHBA dhe të tjera për një ngritje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, duke u ankuar për një "fushatë gënjeshtrash" kundër vendit të tij pas shkëmbimit të zjarrit një javë më parë që vrau 4 persona dhe nxiti tensionet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Në fillim të kësaj jave Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin e tyre për atë që ata thanë se ishte një vendosje e shtuar ushtarake nga kufiri i Serbisë me ish-provincën e saj dhe i kërkuan Beogradit të pakësonte praninë e trupave atje, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Qeveria e Kosovës tha të shtunën se po monitoronte lëvizjet e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme”. Ajo i kërkoi Serbisë që të tërhiqte menjëherë trupat e saj dhe të çmilitarizonte zonën kufitare.

“Një fushatë gënjeshtrash është nisur kundër Serbisë tone. Ata kanë gënjyer shumë për praninë e forcave tona ushtarake... Në fakt, ata janë të shqetësuar që Serbia ka atë që ata e përshkruajnë si armë të sofistikuara”, tha Vuçiç në një video të postuar në Instagram. 

Tensionet janë rritur në Kosovën veriore të dielën e kaluar ku përfshiheshin serbë të armatosur dhe oficerë të policisë së Kosovës. Përplasja ishte një nga më të rëndat që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe bëri që NATO të ndërhynte duke njoftuar për shtimin e numrit të forcave të NATO-s në Kosovë.

Kosova deklaroi gjithashtu se po hetonte përfshirjen e mundshme ruse në dhunën ndaj policëve së Kosovës. Serbia është aleati kryesor i Rusisë në Evropë dhe në Perëndim ka frikë se Moska mund të përpiqet të ngrejë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Ora 17:31
Sulmi në veri të Kosovës, Osmani: Provat që e lidhin me Serbinë janë të pakundërshtueshme, ka dorë edhe Putini

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në X (ish-Twitter) një video të intervistës së saj në televizionin britanik "4 Channel", e cila thoshte se kishte prova të pakundërshtueshme që e lidhnin Serbinë me aktin terrorist që ndodhi para një jave në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se ata që e kryen këtë sulm nuk ishin “grup qytetarësh”. Osmani tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”.

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës, nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani mbi video.

Ajo i tha televizionit britanik se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë. Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian ta bëjnë këtë.

E pyetur nëse në këtë çështje mund të ketë dorë edhe Vladimir Putini, Osmani tha se “duart e tij janë mbi këtë”. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.

Ora 17:24
Policia e Kosovës: Zbardhet plani i terroristëve serbë për aneksimin e Veriut, sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur

 

Drejti i Policisë, Gazmend Hoxha tha se grupi serb që kreu sulmin me 24 shtator tha se posedojnë dokumente të cilat e dëshmojnë planin që kishin për të aneksuar veriun e Kosovës, por që tani s’mund t’i bëjnë publik.

“Kanë pasur jo vetëm për qëllim marrjen e fshatit Basnjskë dhe sulmin ndaj Policisë apo s’ka qenë plan vrasja e policit por plane tjera. Plani i tillë ka qenë një plan total i aneksimit të veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, plani parashihte sulme nga 37 pozicione në veri të vendit.

“Në dokumentet që ne i kemi në dorë, por të cilat tani për tani nuk mund t’i ndajë me ju, ka një plan për aneksim total të pjesës veriore, të paraparë në fazën fillestare me 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore jo vetëm në Banjskë, jo vetëm në Zveçan, por në gjithë pjesën veriore të Kosovës. Pastaj, krijimi i korridorit të lirë për Serbinë de furnizimet tjera me njerëz, materiale dhe furnizimet tjera të nevojshme për rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në këtë vend”, tha ai.

Drejtori i Policisë tha se “u dëshmua që betejat dhe luftërat nuk i fitojnë ata që kanë armatim, por betejat i fitojnë ata që kanë kauzë të drejtë dhe që kanë zemër”. “E ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe shteti jonë”, shtoi ai.

Ora 17:17
Kosova konfiskon pronën e Radoiçiç, vila luksoze do kthehet në stacion policor

1696173421_vila.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ka kërkuar që vila e Milan Radoiçiçit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën para një jave, të shndërrohet në stacion policor për njësitë me barka në departamentin kufitar.

Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiçit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

"Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiçit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiç. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike. Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit", tha Sveçla.

Ora 17:08
Sulmi në veri të Kosovës, Profesionistë të ushtrisë serbe pjesë e grupit terrorist! Kanë qenë më shumë se 90 persona

1696172932_90843.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme për shtyp, u pyet nëse kishte pasur vetëm mbështetje ushtarake apo edhe mbështetje në armatim. Ai u përgjigj duke thënë se nuk bëhej fjalë vetëm për mbështetje, por për planifikim dhe udhëheqje. Sveçla tha se ata kishin gjetur edhe 115 uniforma në kontigjentin e armëve të konsfiskuara, që do të thotë se grupi ka pasur më shumë se 90 ushtarë.

Ai tha se hartat ishin profesionale, ndërsa armët ishin të sofistikuara, duke shtuar se “nuk mundet një person me trajnim një javor apo dy javor të zotërojë përdorimin e këtyre armëve ka pasur profesionistë të ushtrisë nga ana e ushtrisë dhe të policisë që kanë qenë pjesë e aksionit në Kosovë”.

Si përfundim, Ministri i Brendshëm tha se hartat tregonin kanalin deri në Zveçan, të cilët e kanë përdorur këtë rrugë për shkak se rrugët nacionale kanë qenë të kontrolluara nga policia e Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje, por për planifikim, udhëheqje. Hartat janë profesionale dhe armët të sofistikuara. Nuk mundet një person me trajnim një javor apo dy javor të zotërojë përdorimin e këtyre armëve ka pasur profesionistë të ushtrisë nga ana e ushtrisë dhe të policisë që kanë qenë pjesë e aksionit në Kosovë. Kanë dashur të hapin korridor përmes të cilës të vazhdonin furnizimet për pjesët tjetër të grupeve të tjera apo të grupeve që I kanë në Republikën e Kosovës. Përvec këtij grupi që kanë qenë të armatosur kemi gjetur dhe 115 uniforma në kontigjentin e armëve të konsfiskuara. Do të thotë që grupi ishte shumë më i madh se 90. Nga ana tjetër hartat tregojnë kanalin deri tek Zveçani, ata kanë shfrytëzuar këtë rrugë meqë rrugët nacionale kanë qenë të kontrolluara nga policia e Kosovës”, tha Sveçla.

Ora 16:47
E konfirmon ministri Sveçla: Ndërhyrje ruse në sulmin terrorist në Banjskë

 

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme për shtyp tha se ishin gjetur disa prova ruse në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku. Ai u shpreh se disa nga mjetet ishin në gjuhën ruse, po ashtu edhe disa armë. Ministri tha se armët që i janë dhënë Serbisë nga Rusia ata i kanë përdorur për sulmin ndaj Kosovës.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa automjetet janë gjetur në gjuhën ruse, një ose disa nga pajisje janë ruse, motorët me 4 rrota që keni parë, janë prodhim rus, të dhëna si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.

Ora 16:33
Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku! SHIKONI VIDEON! Tregohet dhe arma

 

Drejtori i Policisë Kosovës, Gazmend Hoxha, ka prezantuar para mediave fotografi dhe video për artilerinë e përdorur nga grupi terrorist për sulmin e para një jave në Banjskë të Zveçanit. Ai tregoi edhe fotografi të predhave i cili tha se “janë të prodhuara në vitin 2023 në Serbi”.

Hoxha tregoi edhe se si nisi sulmi, duke prezantuar edhe dy video. Ai tha se në vrasjen e rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku u përdor një minë.

Ai gjithashtu tha se serbët kishin vazhduar sulmet direkte me raketahedhëse rreth 300-400 metra vijë ajrore nga vendi ku është vrarë policin Afrim Bunjaku.

“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik. Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi. Këto janë pajisje ushtarake të gjetura, është minë e përdorur me teledirigjim në sulmin ndaj kolegëve tanë, me çrast humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku nga sulmi i parë me detonim nga kjo lloj mine. Vrasja e tij ka ndodhë me detonim të minës anti-këmbësorike të detonuar nga afërsia, me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist së pari. Pastaj kanë vazhduar sulmet direkte me raketahedhës nga pozicionet në dhe afër Manastirit, diku 300-400 metra vijë ajrore nga vendi ku është vrarë rreshter Afrimi”, tha Hoxha.

 

 

Ora 16:16
Drejtori i Policisë Kosovës: Përgatitjet për sulmin terrorist u bënë katër ditë përpara

1696169778_9843.jpg

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme. Ai u shpreh se përgatitjet për sulmin terrorist u bënë katër ditë më parë.

“Me datë 20.09.2023  në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, tha Hoxha.

Ora 16:11
FOTO + VIDEO/ Zbërthehen dronët e sulmuesve serbë në Veri të Kosovës: U përgatitën në pronat e Radoiçiçit për sulmin në Banjskë

 

Grupi terrorist serb që kreu sulmin në Veri të Kosovës stërvitjet i kishte bërë në Kopaonik, saktësisht në afërsi të hotelit të politikanit serb, Milan Radoiçiçi.

Pamjet janë të dronëve të grupit serb të cilat i kishte konfiskuar Policia e Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media ka bërë prezantimin e këtyre pamjeve.

“Qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaoniku, kurse ushtrimet kanë ndodhur deri 4 ditë para sulmit në Bajksë. Sipas të dhënave është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndirmi i grupit në Kopaonik, poligioni i ushtrisë serbe dhe Banjskë në Kosovë. Poligoni ndodhet në disa komuna në Serbi”, ka thënë Hoxha.

 

“Me datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja finale për sulmin që do të ndodhte vetëm 4 ditë më vonë. Në pamjet e siguruara shihen veprimet dhe aktivitetet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Radojicicit”, ka thënë ai.

Disa nga stërvitjet, ishin bërë në hotelin që ishte pronë e kriminelit serb, Milan Radojiçiq.

“Në videon e parë shihen resortet e hote Grey që është pronë e Milan Radojiçiit. Pamjet janë nxjerrë nga dronët që Policia e Kosovës ka sekuestruar pas ikjes së grupit terrorist dhe janë analizuar nga ekspertët tanë. Janë disa pamje që mbi hapësirat e hotelit në Kopanonik. Në videon numër 2, incizimet janë me datë 2 shtator 2023. Në Kopanonik afër hapësirave të pronës së Radojiçiqit. Pamjet tregojnë testimet e veshjeve, me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit që mbulojnë dronët. Tentativë për të mbuluar snajperistët, në mënyrë që të mos shihen nga dylbitë dhe kamerat termale”, shtoi ai.

No description available.

“Në videon numër 3 janë pamjet e datës 20 shtator 2023. Sic duket janë ushtrimet taktike operative për sulme. Këta ndahen në disa grupe, në drejtime të ndryshme, me armë të gjata, ku shihen edhe mjete motorike. Shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe poashtu plagosjet e anëtarëve të grupit terrorist si dhënia e ndihmës së parë. Grupi ka pasur dy automjete të blinduara Huamwee që janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Dy blindat që janë konfiskuar nga Policia janë të ngjashme me këtë në video. Ka edhe të shtëna me armë të gjata. Me mitraloz që janë konfiskuar gjatë operacionit tonë”, ka thënë Gazmend Hoxha.

“Në videon numër 4 me 20 shtator, pamje has në rezistencë, dhe simulohet mbrojtja me blindën Huamwee. I shihni pjesën tjetër të grupit që ka avancuar para. Dronët dhe ekspertët tanë kanë gjetur datat dhe vendet ku janë bërë incizimet. Pamjet janë termike, sepse shumicën e ushtrimeve i kanë kryer në terr. E njëjta gjë është simuluar, dhe operacioni ka qenë i organizuar të kryhet gjatë natës në datën 24”, deklaroi drejtori Hoxha.

“Në videon numër 5 më 20 shtator. Vërehet se automjeti ushtarak ka ndaluar në vijën e parë shihet se ka luftime mes grupeve. Vërehet se Huamwee është duke mbështetur grupin e parë, dhe simulimi pastaj nën mbështetjen e grupit janë duke shkëmbyer zjarr. Vërehen edhe automjete Huamwee dhe dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuara është përdorur në të njëjtin ushtrim”, përfundoi drejtori i Policisë.

Ora 16:08
Sveçla: Terroristët serbë u përgatitën në Serbi

 

Një javë pas sulmit terrorist në Banjskë, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij në një konferencë për shtyp, tha se terroristët serbë ishin përgatitur në Serbi.

Sveçla mes të tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiçit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës. Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare”, tha Sveçla.

Ai tha se “Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit. Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç shefi i komandës ushtarake Milan Miloseviç”.

Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga dronët që kanë konfiskuar.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë”, tha Sveçla.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/10/2023 10:27

    Kjo frau chfarc me mir ban te ok atje Ku ishte dhe te merret me ndonje pune qe e ka zanat sesa te del ne tv dhe flet si nje femije 6 javesh,kjo dhe pisqeveria e saj deri tani luften e kishin me uçk-n dhe vartesit e saj dhe si ne heshtje kan realizuar ato qe serbia ka dashur,situata flet vet skemi pse e tregojme por ama se e bija e patriotit do futet ne koalicion me te bijrn e ati dhe atyre qe kan vra babain e saj,gjagjain e shume patriot te tjer kete se kisha menduar kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së