Sulmi në veri të Kosovës, Osmani: Provat që e lidhin me Serbinë janë të pakundërshtueshme, ka dorë edhe Putini

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në X (ish-Twitter) një video të intervistës së saj në televizionin britanik "4 Channel", e cila thoshte se kishte prova të pakundërshtueshme që e lidhnin Serbinë me aktin terrorist që ndodhi para një jave në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se ata që e kryen këtë sulm nuk ishin “grup qytetarësh”. Osmani tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”.

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës, nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani mbi video.

Ajo i tha televizionit britanik se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë. Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian ta bëjnë këtë.

E pyetur nëse në këtë çështje mund të ketë dorë edhe Vladimir Putini, Osmani tha se “duart e tij janë mbi këtë”. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.


Lajmi kryesor:

Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025