Një javë pas atentatit me granatë nga ish-shoferi, Fatos Tushe rikthehet në zyrë: Ia kam lënë drejtësisë

Një javë pas atentatit me granatë nga ish-shoferi, Fatos Tushe rikthehet në zyrë: Ia kam lënë drejtësisë

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe

Një javë pas atentatit me granatë nga ish-shoferi, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është rikthyer në zyrë ditën e sotme. Në një prononcim për Shqiptarja.com ai nuk pranoi që të komentonte më shumë lidhur me atë që ndodhi në datë 31 Dhjetor, por theksoi vetëm se "Do të jetë drejtësia ajo që do të thotë fjalën e saj".

Mëngjesin e së martës, Tushe u sulmua me granatë dore në zyrën e tij ku mbeti i lënduar në shpatull e në këmbë. Po ashtu, e lënduar mbeti edhe sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu. E ndërsa kryebashkiaku doli nga spitali dhe tashmë është rikthyer në detyrë, sekretarja e tij vijon që të jetë ende në spital.

Ish-shoferi i tij, që i hodhi granatën Gëzim Saraçi vijon që të jetë ende në kërkim nga policia, ndërsa nga grupi hetimor pohohet se si pistë kryesore hetimi është një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit si dhe largimi nga puna i këtij të fundit.

Momenti kur Fatos Tushe u dergua ne spitalin e Traumes ne Tirane pas atentatit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike