Një jetë e kaluar me sportin, jo në fushë por në ekran. Një prej figurave më të dashura që vjen prej futbollit, gazetari sportiv Dëfrim Methasani erdhi në “Esencë” në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Mes fotosh ai kujtoi etapa domethënëse të jetës së tij, që prej fëmijërisë, gjimnazit e më vonë rrugës që do të merrte jeta e tij profesionale.
Gazetari kujtoi fillesat që e kanë lidhur me futbollin, fillimisht si lojtar i të rinjve të “Korabit” e më pas si një njeri që lidhjen e tij me këtë sport e pati nëpërmjet kamerës.
“E kuptova që talenti im për futbollin, nuk ishte tek këmbët po tek fjala”-thotë ai gjatë bisedës teksa kujton ato kohë.
Depërtimi në gazetari ishte nga kronika e tij e parë sportive në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar në 1992-shin, që i hapi udhën më pas për të qenë një prej emrave më të lakuar mes gazetarëve sportivë. Por kthimi pas, e çoi në kohët kur ai menjëherë pasi përfundoi studimet e mesme, u emërua mësues në vendlindjen e tij, në Peshkopi. Një periudhë që e kujton me nostalgji dhe përtej sfidave e vështirësive si një prej eksperiencave të vyera në jetë.
I rritur në një familje dibrane me parime të forta e moral ai thotë se ndershmëria dhe vlerat njerëzore janë tiparet që ka trashëguar nga prindërit e tij. Ai thotë se ruan marrëdhënie të forta me familjen, me atë ku ka lindur dhe me atë që ka krijuar, veçanërisht me prindërit e tij. Ende janë pjesë e ritualeve të tyre takimet dhe koha që ai kalon me prindërit, si një mënyrë për t’i pasur afër ata përtej angazhimeve të përditshme.
Dy prindërit, vajzat dhe nipi surprizuan Dëfrimin i cili si bir, baba dhe gjysh mori emocione të forta prej tre statusesh të ndryshme në jetë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
52.6%
-
Frikë se humbin
38%
-
Arsye të tjera
9.3%
Vota total: 321
Lajme të tjera
-
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'
22 Mars, 20:09
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time
17 Mars, 20:27
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19
-
Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin
22 Shkurt, 21:15
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt, 21:33
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt, 20:43