Një jetë në opera/ Rrëfimi i Nikolin Gurakuqit: Në ’97-n, kur Shqipëria digjej, ne bënim art!

Regjisori, këngëtari edhe pedagogu Nikolin Gurakuqi rrëfen kujtimet edhe punën artistike të një jete në opera. Ai u rikthehet takimeve të para kur ishte fëmijë me kanton, nën shoqërinë e të atit, Luigj Gurakuqin, i cili asokohe punonte si regjisor në këtë institucion. Kujton veten nën petkun e roleve të para si këngëtar, Markezi tek “Traviata” apo Gjergj Arianitin në operën Skënderbeu, por ndalet edhe tek censura gjatë regjimit komunist, ku askush nuk mund të dilte jashtë vijës ideologjike të kohës.

“Të punoje në teatrin e diktaturës së ploretariatit nuk ishte e lehtë, Kaloje në shumë filtra artistikë edhe biografikë. Por disiplina ishte shumë e fortë, edhe prej kësaj ne kemi mësuar shumë”, thotë Nikolin Gurakuqi.

Por, rrëfimin për ReportTV, Gurakuqi nuk e lë me aq. Pas viteve ’90 kur artistët më të mirë në vend po largoheshin nga Shqipëria për një jetë më të mirë artistike, Gurakuqi do të vazhdonte punën si regjisor në teatër.

“Me një vështirësi të jashtëzakonshme arritëm që të mbajmë teatrin. Në 1991-n bashkë me dirigjentin Krante bëmë operën ‘Il Trovattore’”, shprehet regjisori.

Bashkëpunimi i tij me dirigjentin Bujar Llapjan, në vitin ’97, kur gjithë Shqipëria digjej, ndërsa në opera bëhej art, është një tjetër mbresë e pashlyeshme që ka përjetuar regjisori 
“Në qershor të ’97-s, bashkë me Bujar Llapajn kemi bërë një premierë absolute kur Shqipëria digjej. ‘Il signor Bruschino’, të Rossinit, ishte një opera komike që sillte një atmosferë paqeje dhe gëzimi”, përfundon regjisori Gurakuqi,

Mjeshtri i skenës, ndonëse prej disa muajsh ka dalë në pension në mënyrë administrative, shpreson se një ditë do të ringjitë një pjesë shqiptare. Nëse nuk do t’i ndryshojë statusi kombëtar i operës, regjisori përfundon se tek brezat që do të vijnë do të trashëgohen gjurmët që kanë lënë kolosët, Çesk Zadeja, Tish Daija dhe Thoma Gaqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë