Një komb, një pasaportë/ Spahiu: Çdo shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, duhet të marrë pasaportë shqiptare

Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se çdo kush që është shqiptar, me prindër shqiptar kudo që ka lindur duhet të pajiset nga shteti ynë me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu Spahiu duke u shprehur për Marsela Karapançon në Report Tv, theksoi se të gjithë shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë duhet të kenë pasaportën shqiptare. 

'Ne garuam për herë të parë në Europianin kur kishim futbollist nga Kosova, Maqedonia, Presheva nëse duhet të hedhim hap për një Shqipëri të re, urgjentisht duhet të ecim me një parim të ri një Komb një pasaportë. Çdokush që ka prindërit shqiptar i takon të marri pasaportën shqiptare qoftë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Këtë e bëjnë gjermanët, grekët, britanikët.

Ligji për shtetësinë duhet të ndryshojë dhe ti japi prioritet atyre që rrjedhin nga gjak shqiptar. Kudo që jeton ta marrësh pasaportën. Kjo është nacionaliteti. Vetëm ne e ndajmë kombësinë nga shtetësia. Dikur BE na thonte mos i jepni pasaportë kosovarëve, tani nuk ka vështirë, pasi atëhëre me pasaportën e shqiptarëve do udhëtonin në BE, tani kanë liberalizimin. Le ti kenë dy pasaportat. Të gjithë serbët e Kosovës kanë pasaportë serbe. Pse të mos i japim shqiptarëve të Maqedonisë pasaportë.'

Më tej Spahiu është i mendimit se Shqipëria duhet të hapet ndaj talenteve në çdo fushë dhe të marri afrikanë apo aziatikë që të pjesë e fushave të ndryshme në vend.

'Medaljet e dy çeçeneve të natyralizuar si shqiptarë janë treguesi më i qartë se Shqipëria duhet të hapet ndaj emigrantëve të talentuar në shumë fusha. Shqipëria nuk është kombi më i  talentuar. Dy të huaj erdhën dhe pas 50 vjetësh morën medaljet e para tregon se jemi të fundit në shumë aspekte. Ne jemi shumë të mangët. Duhet të thithim trurin e emigrantëve të ardhur nga Afrika, Azia. Duhet të hapim dyert për mjekët, arkitektë, sportistë, në arte. Më mirë të hapim dyert në mënyrë të strukturuar. Ose të mbyllim dyert dhe të gënjejmë veten se jemi shqiptarë.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Spahiu: Kush e fut Kosovën në krizë me perëndimin, është i çmendur ose bën lojën e Putinit

Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi situatën e Kosovës, u shpreh se tashmë nuk mund të fshihet se ka një krizë të marrëdhënieve të saj me perëndimin. Kosova nuk e ka këtë luks, sipasi Spahiut dhe thekson se ai që e bën këtë lojë ose është idiot ose i shkon për shtat Vladimir Putinit.

'Përplasja me ndërkombëtarët ka ndodhur, e ka thënë zëdhënësi i DASH, ambasadori amerikan në Prishtinë, ambasadori i SHBA në Serbi. E kanë thënë zëdhënësit e presidencës franceze, e kanë thënë zyrtarët britanikë. I gjithë perëndimi në bllok ka zyrtarizuar një krizë të marrëdhënieve me qeverinë e Kosovës. Ai i cili fut në krizë Kosovën me Perëndimin, ose është idiot ose bën lojën e Vladimir Putinit. I bie të lësh Kosovën zbuluar përballë armiqve të tjerë, si Serbia. Nuk kemi luks të prishemi me ta. Amerika ka të drejtë edhe kur e ka gabim me Kosovën. Nuk ka kapacitet njerëzor dhe ushtarak pa Amerikën të ruajë sigurinë e vet. Nuk po arrin të kuptojë që të shfrytëzoj projektet politike. Politikanë pro rus po forcohen në BE. Biden dhe demokratët mund të ikin nga pushteti.'

Ora 19:55
Spahiu: Mungesat e deputetëve në Kuvend, tregues që s’kemi politikanë, por rrogëtarë dhe ushtarë partie

 

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi mungesat e deputetëve në Kuvend dhe gjobat ndaj tyre. Sipas tij kjo është një tregues që nuk kemi politikanë në parlamenti por vetëm rrogëtarë dhe ushtarë të dy apo tre liderëve të partisë.

'Gjobat për mungesat në Kuvend janë tregues i disa karakteristika te reja. Kjo zbulon hapur dhe qartë që në Shqipëri nuk ka politikanë profesionist, 2, 3 persona janë në Kuvend, 130 e ca të tjerë janë rrogëtar dhe ushtarë të partisë. Në Shqipëri politika është kthyer në monopol të 2, 3 personave që kanë bllokuar oksigjenin. E mbushin parlamentin me këto produkte.

Karakteristika a vetme që si ata që mungojnë dhe ata që janë prezent janë njësoj të parëndësishëm. Nuk ka vlerë profili i tyre dhe as fjala. Dikur, fjala në parlamenti ishte një mesazh që inspironte popullin,. Njerëzit rrinin me sy nga ekrani dhe me veshë nga parlamenti dhe bënin diferencën se kush ishte me vlerë dhe kush jo. Dikur kanë qenë akademikë dhe pinjoll të familjeve elitare në çdo krahina, në opozitë ishte familja Butka nga Korça, familja Baleta nga Mati, familja Malasi, Kalakula, Shehi. Dhjetëra deputetë e një brezi të shkolluar dhe me fjalën e tyre i linin vetes hapësirë për tu rizgjedhur.'

Ora 19:42
Spahiu: Dy 'çeçenët' e medaljeve olimpike, leksion që Shqipëria duhet hapet për talentet në çdo fushë

 

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh dy medaljet shqiptare në Olimpiadë si një mesazh se vendi ynë duhet të hapet ndaj talenteve që vijnë nga jashtë. Ashtu si dy çeçenët të natyralizuar si shqiptarë dhanë medalje, kështu talente të tjera në mjekësi, arte apo sport mund ta çojnë Shqipërinë përpara, shprehet Spahiu. 

'Mendoj se jetojmë në një botë të re. Shqipëria jo vetëm siç është hapur Britania ndaj emigrantëve, siç është hapur Gjermania ndaj emigrantëve edhe Shqipëria me hir dhe me pahir do të hapet ndaj të huajve. Medaljet e dy çeçeneve të natyralizuar si shqiptarë janë treguesi më i qartë se Shqipëria duhet të hapet ndaj emigrantëve të talentuar në shumë fusha. Shqipëria nuk është kombi më i  talentuar. Dy të huaj erdhën dhe pas 50 vjetësh morën medaljet e para tregon se jemi të fundit në shumë aspekte. Ne jemi shumë të mangët. Duhet të thithim trurin e emigrantëve të ardhur nga Afrika, Azia. Duhet të hapim dyert për mjekët, arkitektë, sportistë, në arte. Më mirë të hapim dyert në mënyrë të strukturuar. Ose të mbyllim dyert dhe të gënjejmë veten se jemi shqiptarë.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 12/08/2024 21:44

    Ky tipi qe gazeta juaj e mban si analist para ca kohesh nga frika se do ja mettnin plaçkën e veënë me para korrupsioni në kohën kur ishte Nën/ Kryetar i KLD gjasme u nda me gruan. Tani qe kaluan 10 vjet dhe është Parashkruar çdo gjë po rimartohet. Ti gëzosh pronat o Niku qe ke si ne bregdetin e Spillese në jug dhe ato 5 milion eurot cash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën