Me një letër publike drejtuar të gjithë emigrantëve shqiptarë, kryeministri Rama i fton të bëhen pjesë e Samitit 3 ditor të Diasporës që do të mbahet në Tiranë, në datat 13-14 dhe 15 prill.
Samiti i prillit është konceptuar si një hapësirë diskutimi mbi marrëdhënien e re të Diasporës shqiptare dhe shtetit të tyre amë, me qëllimin për ta kthyer atë në potencial të zhvillimit të vendit.
"Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë. Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni", thotë Rama.
Ata që prej vitesh kanë kontribuuar për familjet dhe vendin e tyre përmes remitancave, Rama thotë se ka ardhur koha të shihen si një faktor real në shoqëri.
“Ju nuk jeni më thjesht lekëdërgues bujarë e vëzhgues të kujdesshëm të Shqipërisë, por edhe ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët", shprehet Rama.
Samiti i prillit është pikërisht hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë.
"Zgjedhjet që lamë pas treguan se Shqipëria nuk është më një vend me kufij të ngushtë gjeografikë, por një komb që merr frymë dhe vendos kudo ku rreh një zemër shqiptare. Për herë të parë, zëri juaj u konkretizua përmes votës suaj të drejtpërdrejtë", thuhet në letër.
Ky është edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, i organizuar për herë të parë në vitin 2023.

Komente













Te ikesh nga Albanistani i Salih Berishes dhe te kthehesh se te kerkon Edi Rama per investime eshte kthim mbrapsht i koheve historike....
PërgjigjuLejohet te sjellim ndonje qen ose mace me vete, gjithmone ne rast se perballemi me ndonje traume historike qe perfshin shqiptaret ne Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, Cameri dhe arbereshe si dhe emigrantet e punesuar per vite me rradhe. Jo per gje, une mund te vij por duhet sjelle edhe antidoden e traumave historike, mqs biznesi, fashion, kozmetika e kafsheve ne Shqiperi eshte bere fitimprurese.. P.S. Edi mos ke ndonje aksion ne biznesin e pet -s, fashion show, jo per gje, po sa here ti organizon takime te tilla une vrapoj te qente dhe macet!!!
Përgjigjuper ty jane thjeshte thashe votash o rame, e pame kete dhe e dime ca mendje qe ke keshtu qe mos na bej si i ndershem dhe ui ndjeshem se ne cope ashtu je
PërgjigjuPo filloninte hani njeri tjetrin aty per kocka apo jo, e doni freski te emigranteve? Jo o zoteri jo..nje emigrant i vertet shqiptar e di me sa shume sakrifice e ka krijuar jeten larg atij vendi qe e bete "llum". Nje emigrant i sukseeshem eshte ai qe rri larga kalbesires se politikes shqiptare..
PërgjigjuMos u lodhni deri me sot ne Bashkimin Evropian nuk ben pjes asnje shtet mysliman,kshtu qe na rroft islami turk.
PërgjigjuMyslymanizmi eshte problemi me i vogel qe ka Shqiperia per te hyre ne EU.
Rama vjedh ide dhe tall lesht me 4 mandate korrupsion duhet te kishte dhene dorheqjen ! Italia cdo 2 vjet ndryshon politikën
Përgjigju