Një krim i Qeverisë Berisha, Kuvendit dhe Presidentit në vitet 2011-2013

Një krim i Qeverisë Berisha, Kuvendit dhe Presidentit në vitet 2011-2013

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare

Kafshimi i KESH sha ka filluar në gjysmën e parë të vitit 2011. Si thash e them tavolinave, të gjithë ngrinin supet, nuk besonin se mund të ndodhte një gjë e tillë. Nuk gjenin arsye për ta bërë këtë akt dhe si thotë populli: “Kur nuk ke pula s’përse bën ish”. Me një ligj të pa shkruar KESH sha, me njësitë e veta të gjenerimit të energjisë elektrike, ishte dhe është një paketë sigurie për furnizimin me energji elektrike të vendit dhe ruajtjen e një çmim të arsyeshëm sidomos në periudha krize për energjinë. KESH sha ishte siç edhe është sot, ikona e sektorit strategjik në Shqipëri. Disa mëkatarë mendonin ndryshe, nisur nga një tjetër kënd interesash. E kishin pleqëruar se si do të shqepnin tullën të legjislacionit bazë, për të mbrojtur lëkurën e tyre.

Arkitektët bënë bypass ndaj Ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 kishte i këtij ligji kishte dhe ka një paragraf: “..Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht.”, nen ky që iu lidhte duart mëkatarëve. Duke patur mbështetjen institucionale, me siguri edhe bashkëpunimin e tyre, u hartua një kuadër ligjor i posaçëm. U stis Ligji Nr 10410 datë 9.6.2011 ”Për krijimin e shoqërive ... përcaktimin e formës dhe dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Praktikisht ky ligj e bënte të pavlefshëm Ligjin nr.8306.

Mëkatarët nuk guxonin që në ligjin Nr 10410 të shtonin se procedurat do të bëheshin përjashtimisht nga Ligji nr.8306 ose ta shfuqizonin Ligjin nr.8306; kjo për të mos zbuluar gjurmët e një manovre antiligjore. Kujtoj se kur ky ligj u miratua në Parlament unë i kërkova Presidentit të kohës që ai të mos e dekretonte, por mjerisht ai u tregua i pafuqishëm. Pas këtij ligji pasuan disa vendime qeverie, ku për çudi kishte referencë edhe ndaj Ligjit nr.8306, kuptohet kjo për të larë gojën sepse gjithçka bëhej duke e shkelur këtë ligj. Ligji nr.8306 nuk lejonte shkëputjen e hec-ve në fjalë nga KESH sha sepse ishin hec-e në operim, te rehabilituar apo në rehabilitim dhe me fitim të pastër e të dukshëm! Por davanë e fitoi ligji paralel, një shpikje legjislative e çuditshme, një ligj që kafshon ligjin bazë!..

Gjithçka nis nga rrëshqitja prej Ligjit nr.8306, një shkelje në teknikën legjislative, për mua e rëndë! Për të realizuar objektivin mëkatarët bënë vendime qeverie (VKM nr152 dhe 153 dt 29/02/2012) dhe ribënë vendime qeverie (VKM nr676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik (Neni 4.1), mbasi iu dështoi tenderi, haptazi duke shkelur edhe ligjin ku vendim marrësit referoheshin. Nuk u ndalën me kaq por ndryshuan kushtet pagesës të aksioneve për fituesin, ndryshe nga sa ishin publikuar në dokumentet e tenderit. Çfarë nuk bënë, deri sa arritën aty ku donin! E gjithë kjo duke keq përdorur Qeverinë dhe Parlamentin.

Në këtë periudhë iu bëra një thirrje të hapur përmes shtypit Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare (botuar në disa media dt 5 Janar 2013) duke iu kërkuar të ndërprisnin procedurat e privatizimit të këtyre katër hec-ve. Por, si gjithnjë, nuk funksionoi. Vetëm Grupi Opozitar Socialist votoi kundër më 4 Mars 2013. Sot djajtë mëkatarëve bilbilosin për krizën, flasin për ligjshmërinë...; thua se janë engjëjt e zbritur në tokë! Askush nuk iu ka thënë, të paktën: “plaçi e mbyllni gojën o mëkatarë!”. Kujtojnë se ia kanë hedhur por Ku i dihet?! Ende janë të zbuluar e të atakohem moralisht dhe ligjërisht. Për një procedurë në shkelje të ligjit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja