TIRANË- Një lajm i mirë! Patentat shqiptare do të njihen në Bullgari. Tashmë të gjithë shoferë shqiptarë që jetojnë apo që do të udhëtojnë në Bullgari nuk kanë nevojë që të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtare.
"Tjetër lajm i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që do të udhëtojnë në Bullgari!
Bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë:
-mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare;
-kur kanë një leje qëndrimi në Bullgari mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit. Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, do të duhet që të bëhet konvertimi i lejes së drejtimit në leje drejtimi bullgare. Konvertimi bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Ndërkohë, disa ditë më parë, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi, homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis tha se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3724
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzohet avioni ushtarak në Bullgari, 2 të vdekur
13 Shtator, 21:17
-
Rrugëtimi politik i oligarkut misterioz, që në Parlament shkon me karvan makinash e badigardë të shumtë
12 Gusht, 21:46
-
I dënuar me mbi 6 vjet burg, shqiptari arrestohet në Bullgari! U përfshi edhe në një përplasje me armë me policinë italiane
24 Qershor, 18:12
-
Në kërkim nga Bullgaria për tentativë vrasjeje, arrestohet në Portin e Durrësit 61-vjeçari nga Kosova
22 Maj, 09:57
-
Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim
30 Prill, 19:15
-
Bullgaria sekuestron heroinë me vlerë 8.5 milionë euro
20 Prill, 21:00
-
Bullgaria gjen armë që dyshohet se janë të lidhura me Hamasin
4 Prill, 14:57
-
Rumania dhe Bullgaria sot në Schengen, por me kufizime
31 Mars, 11:18
-
Qeveria bullgare jep dorëheqje sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit
5 Mars, 21:36
-
Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë nesër vizitë në Tiranë, pritet nga Nikolla
25 Shkurt, 13:16
-
Europiani i Peshëngritjes/ Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani i dhurojnë Shqipërisë tre medalje argjendi
16 Shkurt, 21:40
-
Europiani i Peshëngritjes, Briken Calja renditet në vendin e pestë
15 Shkurt, 21:42
Po, arritje e madhe si ajo e njohjes së viteve të punës me Luksemburgun? Hahahahahaha 10 veta në Luksemburg. Me Gërqinë gëk, asnjë fjalë per kete pune me një numer shtetasish sa gjysma e popullsise! Hahahahahahaha!
PërgjigjuPo pse ore. Keq per 500 lek jan shqiptaret per patente nderkombetare?! Sa per ata qe jetoje qe jan aq pakkkk kupto qe max 1 vit . Me greqine kufitate sh zhurmemper asgje
Përgjigju