Një “Berat” në Shqipëri e një në
Francë, binjakëzim mes 2 qyteteve

Një “Berat” në Shqipëri e një në<br />Francë, binjakëzim mes 2 qyteteve
BERAT- Drejtues të komunës së Beratit në Francë kanë vizituar qytetin 2 400-vjeçar të një mbi një dritareve të Shqipërisë me të njëjtin emër, Beratin. Kryetarët e dy qyteteve me të njëjtin emër janë takuar në qytetin shqiptar për të vendosur ura bashkëpunimi mes dy qyteteve. Sot Paul Marie Blanc kreu i komunës së Beratit në Francë dhe Fadil Nasufi, kreu i Bashkisë së Beratit në Shqipëri kanë bërë një binjakëzim mes dy Berateve.
 
Delegacioni francez i komunës së Beratit në Francë është pritur nga kryetari i Bashkisë Berat, Fadil Nasufi, dhe drejtues vendore, ku kanë njohur këtë delegacion me historinë e qytetit, resurset dhe vlerat kulturore qe ai mbart.
 
Një njohje me komunën franceze të Beratit, bëri dhe kryetari i komunës i saj Paul Marie Blanc cili tha gjithashtu se mundësitë e bashkëpunimit mes tyre janë të mëdha në shumë fusha.
 
“Vizita jonë është si një gur i parë që vendosim për bashkëpunimin mes dy qyteteve. Ishte dëshira jone që të vinim në Berat dhe të takonim kryetarin e bashkisë për të konkretizuar marrëveshjen tonë, sidomos në aktivitete kulturore dhe sportive, por edhe në fushën e ndërtimit e bujqësisë. Pikërisht sot është menduar se në cilat fusha ne mund të bashkëpunojmë dhe sigurisht do të jetë hapi i parë për ato që do të bëjmë edhe vazhdimësi”, tha Paul Marie Blanc, kryetari i Komunës Berat në Francë.
 
Berati i Francës është "zbuluar rastësisht" nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, Gazmend Toska i cili emigroi atje që në vitin 1990. Por në Francë në kufi me komunën e Beratit ndodhet edhe një qytet me emrin Kozarë, të njëjtin emër që mban njëri nga fshatrat më të hershëm në qarkun Beratit në Shqipëri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024