/ ATSH - "Një mbasdite me Dora D'Istrian" është quajtur aktiviteti i organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, qe do të zhvillohet ne formën e një takimi shkencor-social më 22 janar 2015 në ambjentet e MHK-së.
Studentë, studiues dhe dashamirës të fushës së letërsisë, historisë dhe etnologjisë, do të bisedojnë për të hedhur dritë mbi aspekte të pazbuluara më parë të figurës së shquar të Rilindjes Kombëtare, Helena Gjika njohur dhe ndryshe si Dora D'Istria.
Nga ana e Muzeut Historik Kombëtar fjalën e rastit do ta mbajnë nëndrejtori, Dorian Koçi dhe Sali Kadria.
MHK thekson se ky lloj aktiviteti do të marre një natyrë të përjavshme, duke përkujtuar çdo javë figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane, që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore shqiptare.
Këto takime të përjavshme do të bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë dhe kulturës kombëtare.
/Shqiptarja.com