Fjolla Morina është një nga këngëtaret shqiptare që njihet për deklaratat e saj surprizuese dhe për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Thumb” moderatorja e ka provokuar duke e pyetur nëse do të kalonte një natë me një biznesmen i cili i ofronte 500 mijë euro.

Ylli i “Trileçe” i habiti të gjithë kur tha: Jo, por për 1 milion euro po. Do shkoja me këdo që do m’i jepte. Përsa i përket lidhjeve sentimentale, Fjolla u shpreh se është shumë mirë single për momentin.