Një mld euro import energjie nga
Rumania, kontrata ende në proces

Një mld euro import energjie nga<br />Rumania, kontrata ende në proces
TIRANE- Qeveria shqiptare dhe ministri rumun i Ekonomisë, Konstantin Niça, kanë rënë dakord në parim për një kontratë për shitjen e energjisë elektrike nga Rumania për në Shqipëri me vlerë një miliard euro në vit, sipas burimeve qeveritare, cituar nga agjencia zyrtare e lajme e Bukureshtit Agerpres.

Detajet e kontratës dhe origjina e burimeve të energjisë do të diskutohen në të ardhmen e afërt.
Ministri i Ekonomisë takua në Bukuresht me Arben Ahmetajn, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Damian Gjiknurin, ministër i Energjisë dhe Industrisë; Taulant Ballën, deputet; Agron Hetojën, drejtor i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, si dhe Sami Shibën, ambasador i Shqipërisë në Bukuresht, bën të ditur agjencia.

"Ekzistojnë mundesi për përfshirjen e kompanive rumune në projektet e zhvillimit të tregut shqiptar, ku fushat prioritare janë: ndërtimi i HEC-eve të mëdhenj e të vegjël, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, bujqësia, tekstilet.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Bukuresht, delegacioni shqiptar është takuar edhe me kryeministrin Victor Ponta.

Tematikat e diskutuara ishin të shumëllojshme, të fokusuara kryesisht në modelin e ri ekonomik të vendit, axhendën e reformave strukturore që Qeveria është angazhuar të ndërmarrë, marrëveshjet e arritura me FMN dhe Bankën Botërore dhe në veçanti, investimet e huaja.

“Shqipëria dhe Rumania kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik” – u shpreh Kryeministri Rumun. Takimi në Rumani është i dyti i realizuar në harkun kohor të një muaji, pas vizitës së zhvilluar në Tiranë të Kryeministrit Ponta dhe delegacionit që e shoqëroi më 18 Mars në Tiranë.

Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç