Një muaj nga Euro 2024, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

Një muaj nga Euro 2024, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

Kombëtarja

Sulmuesi i Goteborg në Suedi dhe Kombëtares, Arbnor Muçolli është dëmtuar në fundjavë dhe gjendja e tij shqetëson stafin e kuqezinjve një muaj para fillimit të Euro 2024.

Për raundin e tetë të kampionatit suedez, Muçolli pësoi një dëmtim në shpinë kundër Malmos dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte me vendimin e stafit mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tij, por fakt është se në ndeshjet e fundit miqësore Sylvinho e preferoi dhe Muçolli nuk zhgënjeu.

24-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me Goteborg dhe pritet që në rast të kalimit të lëndimit të jetë pjesë e Kombëtares në Euro 2024. Pesë ndeshje ka luajtur ai me kuqezinjtë, teksa më herët ka qenë pjesë e Vejle në Danimarkë.

"Ndjej pak dhimbje në shpinë, do të shohim si do të jetë në ditët në vijim. Nuk e di saktësisht se çfarë është, nuk e kam ndjerë kurrë diçka të tillë, por mendoj se ndikon lodhja. Se si do të reagojë trupi do të shohim në ditët në vijim", tha Muçolli pas ndeshjes.

Arbnor Muçolli

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 15/05/2024 18:54

    Nuk ka problem,nuk eshte i rendesishem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë