Një muaj para infarktit, trupi juaj
mund të shfaqë këto 6 simptoma

Një muaj para infarktit, trupi juaj<br />mund të shfaqë këto 6 simptoma
Gjatë viteve të fundit infarktet në zemër janë bërë të zakonshme për të gjithë njerëzit kudo ndodhen në botë.

Për fat të keq infarktet tashmë janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve.

Mjekët argumentojnë se jeta jonë e stresuar dhe dietat jo shëndetësore janë dy prej shkaqeve kryesore të tyre.
 
Ju mund të kujdeseni për shëndetin tuaj kardiovaskular duke përmirësuar mënyrën e jetës në aspektin e të ushqyerit dhe mbi të gjitha duke reduktuar stresin.

Por para se të japë goditje në zemër infarkti zakonisht shfaq disa simptoma paraprake.
 
1.Shkurtohet frymëmarrja
Kur mushkëritë nuk marrin oksigjen mjaftueshëm, zemra nuk furnizohet me sasinë e  gjakut që i nevojitet ndaj do të bënit mirë të konsultoheshit me mjekun.
 
2.Ftohja dhe gripi
Shumë njerëz para se të përjetojnë një atak kalojnë këto sëmundje.
 
3.Presioni i gjakut
Është një shenjë e qartë që shumë shpesh tregon se infarkti është një kërcënim i afërt. Duhet patjetër të konsultoheni me mjekun nëse ndjeni dhembje gjoksi.
 
4.Dobësi
Kur arteriet shtrëngohen, gjaku nuk qarkullon normalisht duke bërë që muskujt të mos marrin çfarë kanë nevojë, gjë që mund çojë në infarkt. Nëse ndjeni lodhje të vazhdueshme dhe dobësi, urgjent te mjeku!
 
5.Djersë të ftohta dhe marrje mendsh
Kujdes nëse një simptomë e tillë vërehet shpesh, duhet të shqetësoheni dhe të shkoni menjëherë të mjeku.
 
6.Përgjumja
Nëse ende vazhdoni të ndjeheni të lodhur pasi keni fjetur dhe pushuar për një kohë të gjatë dhe kjo vazhdon të përsëritet çdo ditë, mund të keni probleme serioze me zemrën.
 
Parandalimi i infarkteve është shumë i rëndësishëm, nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma dhe i trajtoni në kohë mund të ulni ndjeshëm rrezikun.

Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike