Një ndër personat më të rrezikshëm në Argjentinë i del në mbrojtje Messi-t në 'përplasjen' me boksierin meksikan

Një ndër personat më të rrezikshëm në Argjentinë i del në mbrojtje Messi-t në 'përplasjen' me boksierin meksikan

Canelo, Maidana, Messi

Një grup yjesh të famshëm të sportit po dalin në mbrojtje të legjendës argjentinase Lionel Messi pas grindjes së tij me boksierin maksikan Saul 'Canelo' Alvarez. Njerëz si Sergio Aguero dhe Santiago Ponzinibbio kanë dalë të luftojnë për bashkatdhetarin e tyre.

Tani ndoshta një ndër personat më të rrezikshëm që Argjentina ka njohur ndonjëherë është përfshirë gjithashtu. Ish-kampioni i botës në boks, Marcos Maidana u shfaq në Instagram për të treguar mbështetjen e tij, duke postuar një foto të tij të veshur me një maskë Messi teksa shijonte një puro dhe një pije.

Maska mund të jetë duke buzëqeshur nga veshi në vesh, por ndoshta mund ta imagjinoni vetë Maidana që ka një vështrim të ftohtë në sy.

"Le të shkojmë Messi! Qëndron dorë për dore me këdo," përkthehet mbishkrimi. Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu shkroi: “Messi është duke pritur për Canelo”.

Ish-kampioni i botës në dy pesha Maidana, ishte afër t'i jepte Floyd Mayëeather humbjen e tij të parë ndonjëherë në ndeshjet e para të tyre në vitin 2014.

Përplasja filloi kur Canelo akuzoi Messin se kishte përdorur një flamur meksikan për të pastruar dyshemetë e dhomave të zhveshjes pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës në Kampionatin Botëror.

Pamjet nga festimet në dhomën e zhveshjes treguan 35-vjeçarin duke shkelmuar atë që dukej të ishte një flamur i Meksikës i kuq, i bardhë dhe i gjelbër. Megjithatë, videoja nuk i ka pëlqyer Canelos, i cili në rrjetet sociale kërcënoi megayllin e futbollit me dhunë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës