‘Një nga ne’ në Report Tv, jeta reale pa censurë e shqiptarëve “të padukshëm” (VIDEO)

TIRANË- Nga nesër do të nisë transmetimi i emisionit “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv.

Për herë të parë në një ekran televiziv vjen e detajuar një ditë nga jeta e shqiptarëve të thjeshtë në mbarë vendin. Do të jenë vetë personazhet e jetës reale ata që do të tregojnë hap pas hapi ditën e tyre, që nga zgjimi e deri në mbrëmje kur bien të flenë.

Kamera e Report Tv do të pasqyrojë gjithçka në 24 orë jetë të pacensuruar.

Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.

“Një nga ne” do të transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00! Edhe Ju mund të na bashkoheni me historinë tuaj duke na shkruar në [email protected].

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët